Shpenzimet për mbrojtjen e mjedisit jetësor, 2025
Shpenzimet totale për mbrojtjen e mjedisit gjatë vitit 2025 janë më të larta për 61.6% se në vitin paraprak.
Vlera e shpenzimeve të mbrojtjes së mjedisit jetësor, gjatë vitit 2025, është 16 978 121 mijë denarë.
Në shpenzimet e përgjithshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor, sipas dedikimit ekologjik, pjesëmarrjen më të madhe e kanë shpenzimet si vijon:
• për menaxhimin e ujërave të zeza (53.49 %),
• për sistemet e qarkullimit për furnizimin me ujë (22.24 %)
• dhe për trajtimin e mbeturinave (15.43 %).
Shpenzimet e mbrojtjes së mjedisit jetësor përbëhen nga dy komponente: investimi në mjetet dhe mirëmbajtja e mjeteve për mbrojtjen e mjedisit jetësor.
Në shpenzimet e përgjithshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor
• investimet marrin pjesë me 55,87%,
• ndërsa e shpenzimet për mirëmbajtje me 44.13 %.
Shpenzimet më të larta për mbrojtjen e mjedisit jetësor, më shumë shpenzime janë bërë në industri dhe te prodhuesit e specializuar, 8 160 132 denarë, respektivisht 48.06 %.
Nga shpenzimet e bëra për mbrojtjen e mjedisit jetësor në industri dhe prodhues të specializuar, 16.48 % janë të dedikuara për investime, ndërsa 83.52 % për mirëmbajtjen e mjeteve.
Nga totali i pagesave dhe tarifave për shërbimet e ofruara për mbrojtjen e mjedisit jetësor, pjesëmarrje më të madhe zënë tarifat e paguara për menaxhimin e mbeturinave, 84.22%.
Pikat kryesore
Pjesëmarrja në shpenzimet totale për mbrojtjen e mjedisit jetësor gjatë vitit 2025
- Investimet për mbrojtjen e mjedisit jetësor: 55.9%
- Shpenzimet për mirëmbajtjen e mjeteve për mjedisin jetësor: 44.1%
Tabelat
MakStat baza
Grafiku
Pjesëmarrja e shpenzimeve për mbojtjen e mjedisit jetësor në investimet dhe shpenzimet e përgjithshme, sipas qëllimit
2025
Kontakti
Suzana StojanovskaTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: suzana.stojanovska@stat.gov.mk