Ujësjellësi dhe kanalizimi publik, 2025
Në vitin 2025, 55.7% e furnizimit me ujë nga ujësjellësi publik është nxjerrë nga uji i burimeve.
Në vitin 2025, në ujësjellësin publik janë të nxjerra dhe të shkarkuara 312 547 mijë m3 ujë, që është për 1.9% më shumë krahasuar me vitin 2024. Nga sasia totale e nxjerrjes së ujit, shumica e ujit është nga ujërat e burimit, 55.7 %, dhe më pak nga liqenet 1.0%.
Sasia totale e ujit të furnizuar nga furnizimi publik me ujë në vitin 2025 ishte 2.1% më pak se një vit më parë. Sipas strukturës së konsumit të ujit, konsumatorët më të mëdhenj janë ekonomitë familjare, të cilat konsumuan 66.8% të ujit të përgjithshëm të furnizuar nga ujësjellësi publik.
Sasia totale e ujërave të ndotura në vitin 2025 ishte 9.8% më e ulët se në vitin 2024.
Nga sasia totale e ujërave të zeza të shkarkuara në vitin 2025, 72.6 % ishin të papastruara, ndërsa 27.4 % ujëra të pastruara.
Pikat kryesore
Sasia totale e ujërave të zeza të shkarkuara, në vitin 2025
- Të papastruara: 72.6%
- Të zeza të pastruara: 27.4%
Tabelat
MakStat baza
Kontakti
Suzana StojanovskaTelefoni: +38923295666
e-mail: suzana.stojanovska@stat.gov.mk Jana Grkova
Telefoni: +38923295-666
e-mail: jana.grkova@stat.gov.mk