Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 13.5.2026.1/8

Lejet e dhëna për ndërtim, gusht 2026

Numri i lejeve të dhëna për ndërtim në muajin gusht të vitit 2026 është zmadhuar për 18.9 % krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak

Gjatë muajit  gusht të vitit 2026 janë dhënë  333  leje ndërtimi, që është për 18.9 % më shumë krahasuarmë muajin e njejtë të vitit paraprak. 

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 21 777 160 mijë denarë, që është për 315.5% më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak.
 
Vlera e rritur i referohet faktit se gjatë periudhës referuese është lëshuar leja për ndërtimin e autostradës A4, në aksin rrugor pikë kufitare Bllacë – Shkup.


Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim  224 (67.3 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 18 (5.4 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 91 (27.3 %) për objektet për rikonstruim. 

Nga gjithsej  333  të objekteve, tek  231 (69.4 %) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 102 (30.6 %) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste. 
Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 1 030  banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 80 530 m2.

Pikat kryesore

Në muajin  gushttë vitit 2026:

  • Më tepër leje ndërtimi 224, janë dhënë për ndërtime të larta,
  • Më tepër leje ndërtimi janë dhënë për Rajonin e  Shkupit,   105
  • Për ndërtim janë planifikuar të ndërtohen  1 030 banesa.

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Grafiku

Numri i i lejeve të dhëna për ndërtim, sipas llojit të ndërtimit në %, gusht të vitit 2026

Kontakti

Natasha Cenova
Telefoni: +389 02 3295 666
e-mail: natasa@cenova@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Lejet e dhëna për ndërtim