Lejet e dhëna për ndërtim, korrik 2026
Numri i lejeve të dhëna për ndërtim në korrik të vitit 2026 është zvogëluar për 8.5 % krahasuarme periudhën e njejtë të vitit paraprak
Gjatë muajit korrik të vitit 2026 janë dhënë 367 leje ndërtimi, që është për 8.5 % më pak krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak.
Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 7 995 108 mijë denarë, që është për 74.8 % më pak krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak.
Vlera e zvogëluarështë për shkak të faktit se në periudhën referuese është lëshuar leje ndërtimi për park me erë (për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme) në komunat Shtip, Radovish dhe Karbinci..
Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 227 (61.9 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 39 (10.6 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 101 (27.5 %) për objektet për rikonstruim.
Nga gjithsej 367 të objekteve, tek 209 (56.9 %) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 158 (43.1%) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste.
Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 1 248 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 100 440 m2.
Pikat kryesore
Në muajin korrik të vitit 2026:
- Më tepër leje ndërtimi 227, janë dhënë për ndërtime të larta,
- Më tepër leje ndërtimi janë dhënë për Rajonin e Shkupit, 109,
- Për ndërtim janë planifikuar të ndërtohen 1 248 banesa.
Tabelat
MakStat baza
Grafiku
Numri i i lejeve të dhëna për ndërtim, sipas llojit të ndërtimit në %, korrik 2026
Kontakti
Natasha CenovaTelefoni: +389 02 3295 666
e-mail: natasa@cenova@stat.gov.mk