Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 13.5.2026.1/3

Lejet e dhëna për ndërtim, mars 2026

Numri i lejeve të dhëna për ndërtim në muajin mars të vitit 2026 është zvogëluar për 26.6 % krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak

Gjatë muajit  mars të vitit 2026 janë dhënë  245 leje ndërtimi, që është zvogëluar për 26.6 % më krahasuar më muajin e njejtë të vitit paraprak. 

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 24 574 417 mijë denarë, që është për 21.9 % më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak.

Rritja e vlerës vjen si rezultat i faktit se në periudhën referuese është lëshuar leje ndërtimi për park me erë për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme me kapacitet deri në  128 MW, në territorin e Komunës së Shtipit, Komunës së Radovishit dhe Komunës së Karbincit, të cilat kanë vlerë të madhe. 

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim148 (60.4%) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 31 (12.7%) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 66 (26.9 %) për objektet për rikonstruim. 

Nga gjithsej 245   të objekteve, tek  136   (55.5 %) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 109  (44.5 %) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste. 

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 618 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej     53 718 m2.

Pikat kryesore

Në  muajin mars vitit 2026 :

  • Më tepër leje ndërtimi, 148janë dhënë për ndërtime të larta
  • Më tepër leje ndërtimi janë dhënë për Rajoni Pollogut, 62
  • Për ndërtim janë parashikuar të ndërtohen 618 banesa

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Grafiku

Numri i i lejeve të dhëna për ndërtim, sipas llojit të ndërtimit në %, mars të vitit 2026

Kontakti

Natasha Cenova
Telefoni: +389 02 3295 666
e-mail: natasa@cenova@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Lejet e dhëna për ndërtim