Studentët e regjistruar në ciklin e parë të studimeve, viti akademik 2025/2026
Në vitin akademik 2025/2026 më shumë studentë, 14 088, janë të regjistruar në fushën e Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale
Numri i studentëve të regjistruar në vitin akademik 2025/2026 është 55 036 studentë, që paraqet rritje prej 2.8% krahasuar me vitin paraprak 2024/2025. Studentet e regjistruara janë 32 957 apo 59.9%.
Numri më i madh i studentëve, 77.8%, janë regjistruar në institucionet e arsimit të lartë shtetëror, ndërsa 22.2% janë regjistruar në institucionet e arsimit të lartë privat.
Në vitin e parë të studimeve, në këtë vit akademik janë regjistruar 16 212 studentë ose 29.5% e numrit të përgjithshëm (këtu përfshihen studentët që regjistrohen në vitin e parë për herën e dytë, tretë dhe më shumë herë), ndërsa 14 995 studentë në vitin e parë janë regjistruar për herë të parë.
Pikat kryesore
Studentët e regjistruar në ciklin e parë, viti akademik 2025/2026
• Institucionet e arsimit të lartë shtetëror: 77.8% e numrit të përgjithshëm të studentëve
• Institucionet e arsimit të lartë privat: 22.2% e numrit të përgjithshëm të studentëve
• Viti i parë i studimeve (hera e parë): 14 995 studentë
Tabelat
MakStat baza
Kontakti
Snezhana StojkoviqTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: snezana.stojkovic@stat.gov.mk