Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 21.1.2026.1

Të dhënat demografike, sipas rajoneve urbane dhe rurale, 2025

Shtimi natyror është negativ edhe në zonat urbane edhe në zonat rurale.

Në vitin 2025, 9 535 fëmijë ose 60.2% e numrit të përgjithshëm të lindjeve të gjalla kanë lindur në zonat urbane, ndërsa 6 315 ose 39.8% e fëmijëve kanë lindur në zonat rurale. Rajoni i Shkupit ka pjesëmarrjen më të madhe në raport me numrin e përgjithshëm të lindjeve me 41.6%, ndërsa pjesëmarrjen më të vogël e ka Rajoni Lindor me 6.1%.

12 902 persona ose 63.6% kanë vdekur në zonat urbane, dhe 7 385 persona ose 36.4% kanë vdekur në zonat rurale. Pjesëmarrjen më të madhe në raport me numrin e përgjithshëm të të vdekurve, sipas rajoneve e ka Rajoni i Shkupit me 30.4%, ndërsa pjesëmarrjen më të vogël e ka Rajoni Verilindor me 8.0%. Numri i foshnjave të vdekura në zonat urbane është 37, ndërsa në zonat rurale 25 foshnje.

Shtimi natyror i popullsisë është negative dhe në zonat urbane me -3 367 banorë, kurse në zonat rurale -1 070 banorë.

Numri i martesave të lidhura në zonat urbane është 5 782 ose 55.0%, kundrejt 4 725 ose 45.0% të martesave në zonat rurale.

Numri i divorceve në zonat urbane është 1 438 ose 65.8%, ndërsa në zonat rurale kemi 747 divorce ose 34.2% e numrit të përgjithshëm të divorceve.

Të dhënat për migrimet e brendshme, në kuadër të njëjtit rajon, tregojnë se pjesëmarrjen më të madhe prej 34.9% e zë migrimi nga fshati në qytet, ndërsa Rajoni Verilindor ka pjesëmarrje më të madhe prej 47.4%. 
Migrimet mes fshatrave kanë pjesëmarrjen më të madhe në Rajonin e Pollogut me 50.9%, krahasuar me migrimet mes qyteteve me pjesëmarrje prej 2.7%. Bilanci i migrimit të jashtëm është më i madhi në Rajonin e Shkupit me 3877 persona, dhe më i vogli në Rajonin  Verilindor. , respektivisht 40 persona.

Pikat kryesore

Në vitin 2025:

  • Rajoni i Shkupit ka pjesëmarrjen më të madhe në raport me numrin e përgjithshëm të lindjeve me 41.6%, ndërsa pjesëmarrjen më të vogël e ka Rajoni Lindor me 6.1%.
  • Pjesëmarrjen më të madhe në raport me numrin e përgjithshëm të të vdekurve, sipas rajoneve e ka Rajoni i Shkupit me 30.4%, ndërsa pjesëmarrjen më të vogël e ka Rajoni Verilindor me 8.0%.
  • Pjesëmarrja e martesave të lidhura me 55.0% dhe e divorceve me 65.8% është më e lartë në zonat urbane.
  • Migrimet mes fshatrave kanë pjesëmarrjen më të madhe në Rajonin e Pollogut me 50.9%, krahasuar me migrimet mes qyteteve me pjesëmarrje prej 2.7%. Bilanci i migrimit të jashtëm është më i madhi në Rajonin e Shkupit me 3 877 persona, dhe më i vogli në Rajonin Verilindor , respektivisht 40 persona.

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Kontakti

Jane Krsteski
Telefoni: +389-(0)2-3295666
e-mail: jane.krsteski@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Lindja e foshnjave të gjalla, vdekjet dhe migrimi sipas zonave urbane dhe rurale dhe sipas rajoneve