Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 21.5.2026.1

Martesat dhe divorcet në vitin 2025

Në vitin 2025 krahasuar me vitin 2024 kemi pasur për 5.1% më pak martesa, ndërsa për 8.0% më tepër divorce.

Në vitin 2025, janë realizuar 10 507 martesa dhe krahasuar me vitin paraprak, numri i tyre është zvogëluar për 5.1%. Numri më i madh i martesave, 1 362 apo 13.0%, janë realizuar gjatë muajit gusht, ndërsa më se paku gjatë muajit mars, respektivisht 473 apo 4.5%.

Më së shpeshti është lidhja e martesës së parë, me pjesëmarrje prej 92.8% për gratë dhe 92.1% për burrat. Në martesat e dyta me pjesëmarrje prej 7.1% dhe në martesat e treta me pjesëmarrje prej 0.8%, në numrin e përgjithshëm të martesave të realizuara, më së shumti marrin pjesë burrat. 

Mosha mesatare në martesën e parë është 27.5 vjeç për nusen dhe 30.2 vjet për dhëndrin.

Në vitin 2025, sipas moshës, numri më i madh i martesave ishin në grupmoshën nga 25 deri në 29 vjeç, respektivisht 3 448 ose 32.8% te gratë dhe 3 750 martesa apo 35.7% te burrat. 

Sipas moshës, numri më i madh i porceve ka ndodhur në grupmoshën nga 35-39 vjeç, edhe atë: 400 ose 18.3% për gratë dhe 381 ose 17.4% për burrat. 

Sipas kohëzgjatjes së martesës, numri më i madh i porceve, 478 ose 21.9%, ka ndodhur prej 5 deri në 9 vjeç pas martesës.

Pikat kryesore

Në vitin 2025

  • Numri i martesave është më e vogël për 5.1% 
  • Mosha mesatare në martesën e parë është 27.5 vjet për nusen dhe 30.2 vjet për dhëndrin.
  • Më shumë divorce për 8.0%

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Kontakti

Dushko Lazarov
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: dushko.lazarov@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Martesat dhe shkurorzimet