Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 21.2.2026.1

Mortaliteti në vitin 2025, të dhëna përfundimtare

Në vitin 2025 kanë vdekur 20 287 persona

Numri i personave të vdekur në vitin 2025 është 20 287 persona, krahasuar me vitin paraprak është zmadhuar për 0.4%. 

Shumica e tyre janë të gjinisë meshkullore, edhe atë 10 498 kundrejt 9 789 të gjinisë femërore. 

Numri i foshnjave që kanë vdekur është 62, ndërsa pjesëmarrja e tyre në numrin e përgjithshëm të vdekjeve është 0.3% në 100 persona të vdekur.

Sipas muajit të vdekjes, numri më i madh i rasteve është regjistruar gjatë muajit janar 2 002, ndërsa muaji me më pak vdekje është në muajin prill 1 506.

Mosha mesatare e vdekjes për gjininë mashkullore është  72.2 vjeç, krahasuar me 76.6  vjeç për gjininë femërore, ose për 4.4  vjeç moshë mesatare më të lartë te gjinia femërore.

Sipas Klasifikimit ndërkombëtarë të sëmundjeve-10, pjesëmarrje më të madhe kanë personat e vdekur nga sëmundjet e sistemit qarkullues (shifra I00-I99), edhe atë në  34.0% e të gjitha vdekjeve që kanë ndodhur, pasuar neoplazma (shifra C00-D48) me 19.6%, ndërsa sëmundjet endokrine, sëmundjet e shkaktuara nga ushqimi dhe ato metabolike (shifra E00-E90), me 6.5% të vdekjeve të shkaktuara, sëmundjet respiratore (shifra J00-J99) janë të përfaqësuara me 3.7%, duke vijuar nga vdekje të tjera, por me një përfaqësim më të vogël.

Pikat kryesore

Persona të vdekur në vitit 2025:

  • +0,4 % në krahasim me vitin paraprak        
  •  Nga numri i përgjithshëm i të vdekurve, 51,7% janë meshkuj, ndërsa 48,3% janë femra
  •  Pjesëmarrja më e madhe e vdekjeve është nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut 34.0 %, pasuar nga neoplazmat me 19.6%, sëmundjet endokrine, ushqyese dhe metabolike me 6.5%, sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes me 3.7%, të ndjekura nga pjesa tjetër, por me një përfaqësim më të vogël.

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Kontakti

Dijana Krstevska
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: dijana.krstevska@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Mortaliteti