Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 21.6.2026.1

Persona të vdekur nga vdekja e dhunshme, 2025

546 persona të vdekur nga vdekja e dhunshme në vitin 2025

Në vitin 2025, numri i personave të vdekur nga vdekjet e dhunshme është zmadhuar për 6.8% krahasuar me vitin paraprak dhe arrinë në 546 vdekje. Të vdekurit nga vdekjet e dhunshme përbëjnë 2.7% të mortalitetit të përgjithshëm. Në strukturën e vdekjeve nga vdekjet e dhunshme sipas gjinisë, si në vit et e mëparshme, ashtu edhe në vitin 2025, meshkujt kanë pjesëmarrje më të lartë, edhe atë 68.5%. 

Në numrin e përgjithshëm të vdekjeve të dhunshme, pjesëmarrje më të madhe kanë aksidentet 82.2%, vetëvrasjet 14.8%, dhe vrasjet 2.9%. 

Në kategorinë e aksidenteve, pjesëmarrja më e madhe kanë vdekjet nga shkaqe të tjera të jashtme të dëmtimeve të rastit me një pjesëmarrje prej 43.4% të numrit të përgjithshëm të rasteve të vdekjeve të dhunshme. 

Në kategorinë "vetëvrasje", pjesëmarrje më të madhe të vdekjeve është për shkak të "varjes, strangulimit dhe sufokimit, me pjesëmarrje prej 7.1% të numrit të përgjithshëm të vdekjeve të dhunshme. 

Në kategorinë "vrasje", rastet tek të cilët vdekjet kanë ardhur si pasojë e e tentimit për të shkaktuar lëndime trupore me të shtënë nga një tjetër armë zjarri tjetër e pa shënuar " ka pjesëmarrje më të lartë me 1.5% të numrit të përgjithshëm të rasteve me vdekje të dhunshme.

Pikat kryesore

  • Numri i personave të vdekur nga vdekjet e dhunshme për 6.8% është rritur krahasuar me vitin 2024. 
  • Sipas strukturës gjinore: 68.5% janë meshkuj dhe 31.5% femra.
  • Në numrin e përgjithshëm të vdekjeve të dhunshme, pjesëmarrje më të madhe kanë aksidentet  82.2 %, vetëvrasjet 14.8%, dhe vrasjet 2.9%.

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Kontakti

Dijana Krstevska
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: dijana.krstevska@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Persona të vdekur nga vdekja e dhunshme