Vendet e lira të punës, tremujori i tretë 2024
Në tremujorin e tretë të vitit 2024 më së shumti kërkohen punëtorë në veprimtarinë shërbyese dhe të shitjes
02 dhj 2024
Krijimi i një sistemi gjithëpërfshirës të informacionit statistikor për tregun e punës është një nga synimet prioritare të zhvillimit të Entit Shtetëror të Statistikës.
Statistikat e tregut të punës mundësojnë që të shqyrtohet përfshirja e individëve, ekonomive familjare dhe ndërmarrjeve në tregun e punës, si në terme afatshkurtër ashtu edhe në kushtet strukturore. Krahas aspektit të aktivitetit ekonomik (produktiviteti, kostot e punës, niveli i pagave...), statistikat e tregut të punës janë gjithashtu të rëndësishme për shqyrtimin e çështjeve socio-ekonomike, si papunësia, struktura e pagave sipas karakteristikave të punonjësve.
Anketa e fuqisë punëtore mundëson perceptimin e situatës dhe monitorimin e ndryshimeve në tregun e punës nëpërmjet treguesve të vendosur ndërkombëtarisht, duke përfshirë shkallën e punësimit dhe shkallën e papunësisë. Përveç kësaj, ky hulumtim ofron një pasqyrë të karakteristikave sociodemografike të të punësuarve, të papunëve dhe popullsisë jashtë fuqisë punëtore dhe është një burim unik informacioni për punësimin joformal.
Hulumtimi i pagave ofron të dhëna mujore për nivelin dhe lëvizjen e pagave mesatare bruto dhe neto.
Anketa e Kostos së Punës ofron informacion mbi pagat dhe kostot e tjera, të marra si kosto e punëdhënësit për punonjësit, jo si të ardhura tëpunonjësve.
Anketa mbi strukturën e fitimeve siguron informacion mbi pagat dhe të ardhurat e tjera, të marra si të ardhura të punonjësve të paguara nga punëdhënësi.
Këto të dhëna janë të nevojshme për të monitoruar ndryshimet në tregun e punës.
Shkalla e vendeve të lira të punës 2.07 % tremujori i parë i vitit 2026
Paga mesatare mujore neto 48 433 denarë mars të vitit 2026
Indeksi i pagës mesatare mujore neto 108.2 indeksi mars të vitit 2026 krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak
Në tremujorin e tretë të vitit 2024 më së shumti kërkohen punëtorë në veprimtarinë shërbyese dhe të shitjes
02 dhj 2024