Paga mesatare mujore bruto për të punësuar, gusht 2026
Në muajin gusht të vitit 2026 paga mesatare mujore bruto është 73 336 denarë
Paga mesatare mujore bruto për të punësuar, gjatë muajit gusht të vitit 2026, ishte 73 336 denarë.
Në muajin gushttë vitit 2026, krahasuar me muajin gusht të vitit 2025, paga mesatare mujore bruto për të punësuar është më e lartë për 7.6%.
Kjo rritje vjen, para së gjithash, nga rritja e pagës mesatare mujore bruto për të punësuar në sektorët: Furnizimi me ujë; kanalizimi, veprimtaritë e menaxhimit dhe të trajtimit të mbeturinave për 12.1%, Shërbime administrative dhe mbështetëse për 10.8% dhe Industria përpunuese për 9.1%.
Rritje e pagës mesatare mujore bruto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 5.5%, Arte, argëtim dhe rekreacion për 5.3%, dhe Shërbime administrative dhe mbështetëse për 4.3%.
Pikat kryesore
• Paga bruto për muajin gusht të vitit 2026 është 73 336 denarë
• Në muajin gusht të vitit 2026 krahasuar me gusht in e vitit 2025 është më e lartë për 7.6%
Tabelat
MakStat baza
Grafiku
Paga mesatare mujore bruto për të punësuar
gusht të vitit 2026
Kontakti
Olivera StavrovaTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: olivera.stavrova@stat.gov.mk