Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 23.3.2026.1/9

Paga mesatare mujore neto për të punësuar, shtator 2026

Në muajin shtator të vitit 2026 paga mesatare mujore neto është 49 141 denarë

Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit shtator të vitit 2026, është 49 141 denarë.

Në muajin shtator të vitit 2026, krahasuar me muajin shtator të vitit 2025, paga mesatare mujore neto për të punësuar është më e lartë për 8.1%.

Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Furnizimi me ujë; kanalizimi, veprimtaritë e menaxhimit dhe të trajtimit të mbeturinave për 11.6%, Shërbime administrative dhe mbështetëse për 10.6% dhe Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave për 10.0%.

Rritje e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) për 6.0%, Industria përpunuese për 3.0%, dhe Administrim publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm për 2.5%.

Pikat kryesore

•    Paga neto për muajin shtator të vitit 2026 është 49 141 denarë

•    Në muajin shtator të vitit 2026 krahasuar me muajin shtator të vitit 2025 është më e lartë për 8.1%

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MAKSTAT bazën e të dhënave

Grafiku

Paga mesatare mujore neto për të punësuar

shtator të vitit 2026

Kontakti

Olivera Stavrova
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: olivera.stavrova@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Paga mesatare mujore neto për puntorë