Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 23.1.2026.1/1

Popullsia aktive, tremujori i parë 2026

Numri i të papunëve në tremujorin e parë të vitit 2026 është zvogëluar për 1.0 % krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2025, është zvogëluar për 2.3% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Nga numri i përgjithshëm i personave të papunë, 62.4% janë burra të papunë dhe 37.6% janë gra të papuna. Numri i personave të punësuar ka rënie nga 0.3%. Nga numri i përgjithshëm i personave të punësuar, 57.9% janë burra ndërsa 42.1% janë gra. Pjesëmarrja e punësimit joformal në tremujorin e parë të vitit 2026 është në rritje.
Pjesëmarrja e e punësimit joformal në tremujorin e parë të vitit 2026 është rritur.  Numri i personave të punësuar joformalisht është 94 197, që është për 4.3% më shumë se në tremujorin e mëparshëm. 

Numri më i madh i personave të punësuar joformalisht, që është për 43.6%, ka në sektorin e bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit dhe 17.5% në sektorin e Ndërtimit.

Pikat kryesore

•    Popullsia aktive 797 884 persona
•    Punonjës 707 385 persona
•    Të papunë 90 499 persona
•    Norma e aktivitetit është 52.5
•    Shkalla e punësimit 46.5
•    Shkalla e papunësisë është 11.3

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Grafiku

Shkalla e papunësisë

Kontakti

Ajrija Chaushoska
Telefoni: +389 2 3295666
e-mail: ajrija.causoska@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Popullsia aktive