Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 23.1.2026.1/3

Popullsia aktive, tremujori i tretë i vitit 2026

Numri i personave të papunë në tremujorin e tretë të vitit 2026 është ulur për 0,5% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2026, dhe është ulur për 2,4% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Nga numri i përgjithshëm i personave të papunë, 62,1% janë meshkuj, ndërsa 37,9% janë femra. Numri i personave të punësuar shënon rritje prej 0,4% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Nga numri i përgjithshëm i të punësuarve, 57,6% janë meshkuj, ndërsa 42,4% janë femra.


Në tremujorin e tretë të vitit 2026, numri i personave të punësuar në sektorin joformal arrin në 103.177 persona, që paraqet një rritje prej 2,1% krahasuar me tremujorin paraprak. Kjo rritje vjen kryesisht si rezultat i shtimit të numrit të të punësuarve në sektorin joformal në veprimtarinë e bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit, ku janë evidentuar 58.213 persona, ose 56,4% e punësimit të përgjithshëm joformal. Në sektorin e ndërtimtarisë janë të përqendruar edhe 16% të të punësuarve në sektorin joformal. Kjo strukturë tregon se aktivitetet sezonale në këto dy veprimtari kanë ndikim kyç në lëvizjet tremujore të punësimit joformal.

Pikat kryesore

•    Popullsia aktive 797 775 persona
•    Punonjës 708 182 persona
•    Të papunë 89 593 persona
•    Norma e aktivitetit është 52.4
•    Shkalla e punësimit 46.5
•    Shkalla e papunësisë është 11.2
 

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MAKSTAT bazën e të dhënave

Grafiku

Shkalla e papunësisë

Kontakti

Pero Ilievski
Telefoni: +389 2 3295666
e-mail: pero.ilievski@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Popullsia aktive