Ambasadori i Italisë në vizitë zyrtare në ESHS
Gjatë takimit u konfirmua dhe u forcua bashkëpunimi shumëvjeçar midis ESHS-së dhe Institutit Kombëtar të Statistikave të Italisë (ISTAT)
Më 19 nëntor, ambasadori i Italisë, Shkëlqësia e tij. z. Paolo Palminteri, realizoi një vizitë zyrtare në Entin Shtetëror të Statistikës (ESHS), ku u mbajt një takim dypalësh me drejtorin e ESHS-së, z. Dejan Stankov. Bisedimet u fokusuan në rëndësinë e statistikave me cilësi të lartë në procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. Të dy palët theksuan rëndësinë e sigurimit të të dhënave të besueshme, të harmonizuara dhe ndërkombëtarisht të krahasueshme si bazë për krijimin e politikave efektive dhe për përmbushjen e detyrimeve ndaj sistemit statistikor evropian.
Gjatë takimit u konfirmua dhe u forcua bashkëpunimi shumëvjeçar midis ESHS-së dhe Institutit Kombëtar të Statistikave të Italisë (ISTAT). U theksua përkushtimi i përbashkët për thellimin e partneritetit përmes programeve të BE-së, aktiviteteve për ndërtimin e kapaciteteve dhe harmonizimit metodologjik, me qëllim mbështetjen e integrimit evropian të vendit.
Vizita u zhvillua në një atmosferë pozitive dhe konstruktive, ku u konkludua se bashkëpunimi profesional dhe shkëmbimi kulturor kontribojnë në lidhje edhe më të forta mes institucioneve dhe dy vendeve.
ESHS me festim simbolik me rastin e Javës së kuzhinës italiane
Në frymën e bashkëpunimit të mirë, ESHS, në partneritet me ISTAT-in, organizoi festim modest me rastin e Javës së kuzhinës italiane në botë. Ngjarja, në të cilën morën pjesë të punësuar nga të dy institucionet dhe ambasadori Palminteri, ishte një mundësi për lidhje kulturore dhe për të shënuar traditën e pasur të gastronomisë italiane.
Fotogaleria
Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
ESHS mori pjesë në takimin e Grupit për Bashkëpunim Statistikor në Ankara
U shqyrtuan prioritetet për harmonizimin me BE-në dhe bashkëpunimi i ardhshëm statistikor
25 sht 2025
Me sukses është mbajtur ngjarja e projektit “Twinning” të financuar nga Bashkimi Evropian: “Përmirësimi i cilësisë dhe përfshirjes së statistikave për mjedisin dhe shëndetësinë”
Një vit nga projekti Twinning: shkëmbim përvojash dhe arritjesh në avancimin e statistikave
19 sht 2025
Shërbim i ri elektronik: Formulari VOI.20 tani i qasshëm në Portalin Kombëtar për e-shërbime
Zyrtarisht u prezantua shërbimi më i ri elektronik në Portalin Kombëtar për e-shërbime – formulari për studentët e regjistruar në studimet universitare (cikli i parë) në fakultetet dhe shkollat e larta profesionale
14 sht 2025
Pjesëmarrja në konferencën me temë “Zgjerimi i BE-së – roli i statistikës zyrtare të krahasueshme dhe të besueshme”
Statistikat e besueshme dhe të krahasueshme nuk janë vetëm shifra – ato janë themeli i vendimmarrjeve të informuara, besimit të ndërsjellë dhe përparimit në rrugën drejt BE-së
12 sht 2025
Enti Shtetëror i Statistikave u uron të gjithë qytetarëve 8 Shtatorin – Ditën e Pavarësisë
05 sht 2025