Enti Shtetëror i STATISTIKËS

Aktualitet

Ambasadori i Italisë në vizitë zyrtare në ESHS

Gjatë takimit u konfirmua dhe u forcua bashkëpunimi shumëvjeçar midis ESHS-së dhe Institutit Kombëtar të Statistikave të Italisë (ISTAT)

Më 19 nëntor, ambasadori i Italisë, Shkëlqësia e tij. z. Paolo Palminteri, realizoi një vizitë zyrtare në Entin Shtetëror të Statistikës (ESHS), ku u mbajt një takim dypalësh me drejtorin e ESHS-së, z. Dejan Stankov. Bisedimet u fokusuan në rëndësinë e statistikave me cilësi të lartë në procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. Të dy palët theksuan rëndësinë e sigurimit të të dhënave të besueshme, të harmonizuara dhe ndërkombëtarisht të krahasueshme si bazë për krijimin e politikave efektive dhe për përmbushjen e detyrimeve ndaj sistemit statistikor evropian.

Gjatë takimit u konfirmua dhe u forcua bashkëpunimi shumëvjeçar midis ESHS-së dhe Institutit Kombëtar të Statistikave të Italisë (ISTAT). U theksua përkushtimi i përbashkët për thellimin e partneritetit përmes programeve të BE-së, aktiviteteve për ndërtimin e kapaciteteve dhe harmonizimit metodologjik, me qëllim mbështetjen e integrimit evropian të vendit.

Vizita u zhvillua në një atmosferë pozitive dhe konstruktive, ku u konkludua se bashkëpunimi profesional dhe shkëmbimi kulturor kontribojnë në lidhje edhe më të forta mes institucioneve dhe dy vendeve.

ESHS me festim simbolik me rastin e Javës së kuzhinës italiane

Në frymën e bashkëpunimit të mirë, ESHS, në partneritet me ISTAT-in, organizoi festim modest me rastin e Javës së kuzhinës italiane në botë. Ngjarja, në të cilën morën pjesë të punësuar nga të dy institucionet dhe ambasadori Palminteri, ishte një mundësi për lidhje kulturore dhe për të shënuar traditën e pasur të gastronomisë italiane.

Fotogaleria

Lajmet e ngjajshme dhe publikimet

Të dhëna statistikore fiskale për vendime të shpejta shtetërore

Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS) ka qenë nikoqir i akademik prof. dr. Abdulmenaf Bexheti dhe prof. dr. Marina Trpeska, si përfaqësuese e Këshillit fiskal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët u pritën nga ana e dr. Dejan Stankov, drejtor i ESHS, më datë 27.03.2025

28 mar 2025