Ambasadori i Italisë në vizitë zyrtare në ESHS
Gjatë takimit u konfirmua dhe u forcua bashkëpunimi shumëvjeçar midis ESHS-së dhe Institutit Kombëtar të Statistikave të Italisë (ISTAT)
Më 19 nëntor, ambasadori i Italisë, Shkëlqësia e tij. z. Paolo Palminteri, realizoi një vizitë zyrtare në Entin Shtetëror të Statistikës (ESHS), ku u mbajt një takim dypalësh me drejtorin e ESHS-së, z. Dejan Stankov. Bisedimet u fokusuan në rëndësinë e statistikave me cilësi të lartë në procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. Të dy palët theksuan rëndësinë e sigurimit të të dhënave të besueshme, të harmonizuara dhe ndërkombëtarisht të krahasueshme si bazë për krijimin e politikave efektive dhe për përmbushjen e detyrimeve ndaj sistemit statistikor evropian.
Gjatë takimit u konfirmua dhe u forcua bashkëpunimi shumëvjeçar midis ESHS-së dhe Institutit Kombëtar të Statistikave të Italisë (ISTAT). U theksua përkushtimi i përbashkët për thellimin e partneritetit përmes programeve të BE-së, aktiviteteve për ndërtimin e kapaciteteve dhe harmonizimit metodologjik, me qëllim mbështetjen e integrimit evropian të vendit.
Vizita u zhvillua në një atmosferë pozitive dhe konstruktive, ku u konkludua se bashkëpunimi profesional dhe shkëmbimi kulturor kontribojnë në lidhje edhe më të forta mes institucioneve dhe dy vendeve.
ESHS me festim simbolik me rastin e Javës së kuzhinës italiane
Në frymën e bashkëpunimit të mirë, ESHS, në partneritet me ISTAT-in, organizoi festim modest me rastin e Javës së kuzhinës italiane në botë. Ngjarja, në të cilën morën pjesë të punësuar nga të dy institucionet dhe ambasadori Palminteri, ishte një mundësi për lidhje kulturore dhe për të shënuar traditën e pasur të gastronomisë italiane.
Fotogaleria
Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Nënshkrim i marrëveshjes për shkëmbim të të dhënave me Agjencinë për Punësim
Fuqizimi i sistemit statistikor përmes shkëmbimit të të dhënave ndërmjet institucioneve kyçe
17 tet 2025
Konferenca Ndërkombëtare për Hulumtime Ekonomike të Aplikuara në Fakultetin Ekonomik pranë UKIM-it
Me zgjidhjet dhe standardet e reja digjitale, statistika bëhet mjet kyç për menaxhim modern dhe të përgjegjshëm
03 tet 2025
ESHS mori pjesë në takimin e Grupit për Bashkëpunim Statistikor në Ankara
U shqyrtuan prioritetet për harmonizimin me BE-në dhe bashkëpunimi i ardhshëm statistikor
25 sht 2025
Me sukses është mbajtur ngjarja e projektit “Twinning” të financuar nga Bashkimi Evropian: “Përmirësimi i cilësisë dhe përfshirjes së statistikave për mjedisin dhe shëndetësinë”
Një vit nga projekti Twinning: shkëmbim përvojash dhe arritjesh në avancimin e statistikave
19 sht 2025
Shërbim i ri elektronik: Formulari VOI.20 tani i qasshëm në Portalin Kombëtar për e-shërbime
Zyrtarisht u prezantua shërbimi më i ri elektronik në Portalin Kombëtar për e-shërbime – formulari për studentët e regjistruar në studimet universitare (cikli i parë) në fakultetet dhe shkollat e larta profesionale
14 sht 2025