Enti Shtetëror i STATISTIKËS

Aktualitet

Ambasadori i Mbretërisë së Suedisë në vizitë në Njësinë Rajonal të Statistikës në Manastir

Në një atmosferë të këndshme dhe konstruktive, në Njësinë Rajonal të Statistikës në Manastir u mbajt një takim pune ndërmjet drejtorit të Entit Shtetëror të Statistikës, z. Dejan Stankov, dhe ambasadorit të Mbretërisë së Suedisë, Sh.T. Ola Sullstrom

Në një atmosferë të këndshme dhe konstruktive, në Njësinë Rajonal të Statistikës në Manastir u mbajt një takim pune ndërmjet drejtorit të Entit Shtetëror të Statistikës, z. Dejan Stankov, dhe ambasadorit të Mbretërisë së Suedisë, Sh.T. Ola Sullstrom.

Qëllimi i takimit ishte njohja e ambasadorit me punën e njësive rajonale dhe shkëmbimi i përvojave të lidhura me bashkëpunimin midis ESHS-së dhe Statistikës Suedeze, i mbështetur nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA).

Ambasadori u njoh nga afër me mënyrën e funksionimit të njësive rajonale të statistikës – rolin e tyre në mbledhjen e të dhënave, komunikimin e drejtpërdrejtë me amvisëritë dhe subjektet afariste, si dhe përfshirjen e tyre në mënyrë graduale në prodhimin e të dhënave statistikore.

Gjatë bisedës u diskutua edhe për projektin aktual bilateral me Statistikën Suedeze, i cili për momentin po zbatohet në ESHS, me fokus të veçantë në qasjen moderne, përmirësimin metodologjik dhe digjitalizimin e proceseve statistikore. Drejtori Stankov theksoi se mbështetja nga Statistika Suedeze përbën një faktor kyç për forcimin e kapaciteteve institucionale, të cilat janë thelbësore për mbështetjen e prodhimit statistikor.

U nënvizua posaçërisht dobia e bashkëpunimit të deritanishëm me Statistikën Suedeze, duke përfshirë shkëmbimin e praktikave të mira, mësimin e ndërsjellë dhe forcimin e aftësive profesionale. Të dy palët theksuan rëndësinë e vazhdimit të partneritetit, me theks në aktivitetet që do të kontribojnë në modernizimin e mëtejshëm të sistemit statistikor kombëtar.

Fotogaleria

Lajmet e ngjajshme dhe publikimet

Takim me Odën e Kontabilistëve

Sot në hapësirat e Entit Shtetëror të Statistikave është zhvilluar një takim me Odën e Kontabilistëve kushtuar avancimit së bashkëpunimit të ndërsjellë.

01 nën 2024

Dita Evropiane e Statistikave – 20 tetor 2024

E nënta me radhë, Statistikave Evropiane (20 tetor 2024) do të kremtohet nën moton e mëposhtme të zgjedhur nga Komiteti Këshillimor Statistikor Evropian: "Statistikat zyrtare, dritare për të kuptuar shoqërinë".

18 tet 2024

Misioni i vlerësimit vjetor të Eurostatit

Nga data 16 deri më 18 tetor 2024 u mbajt misioni i rregullt vjetor për vlerësimin e punës së Sistemit Kombëtar të Statistikave, i realizuar nga Enti Statistikor i Bashkimit Evropian – Eurostat.

18 tet 2024