Aktualitet

Ligjeratë për studentët e Kolegjit Amerikan

Sot, Enti Shtetëror i Statistikave ishte nikoqirë i një grupi studentësh nga Kolegj amerikan

Sot, Enti Shtetëror i Statistikave ishte nikoqirë i një grupi studentësh nga Kolegj amerikan, të cilët së bashku me profesorët e tyre në lëndën e Makroekonomisë, prof. dr.Bllagica Petreski dhe prof. dr. Maja Parnaxhieva, e ndoqi ligjëratën e drejtorit të ESHS-së, dr. Dejan Stankov, me temën Treguesit themelorë ekonomikë.

Drejtori Stankov në ligjëratën e tij shpjegoi konceptet bazë metodologjike të të dhënave për Prodhimin e Brendshëm Bruto, inflacionin, varfërinë dhe aktivitetin e popullsisë, mënyrën e përllogaritjes së tyre dhe interpretimin e duhur.

Ligjerata u organizua në kuadër të aktiviteteve të ESHS-së me bashkësinë akademik për përhapjen e shkrim-leximit statistikor dhe rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e statistikave zyrtare.

Fotogaleria

Lajmet e ngjajshme dhe publikimet

Thellimi i bashkëpunimit me UNICEF-in

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, z. Dejan Stankov realizoi takim me përfaqësuesen e UNICEF-it në vendin tonë, znj. Lesli Miller dhe ekipin e saj, gjatë së cilës u njoh me aktivitetet e vazhdueshme të Zyrës së UNICEF-it në Shkup.

15 nën 2024

PxWeb konferenca ndërkombëtare

Dje dhe sot (7-8 nëntor) në Shkup mbahet Konferenca e 33-të Ndërkombëtare Vjetore për përdoruesit e PxWeb dhe Px-tools tjera. Enti Shtetëror i Statistikës është bashkë mikpritës i ngjarjes, së bashku me Statistikat e Suedisë

08 nën 2024

Takim me Odën e Kontabilistëve

Sot në hapësirat e Entit Shtetëror të Statistikave është zhvilluar një takim me Odën e Kontabilistëve kushtuar avancimit së bashkëpunimit të ndërsjellë.

01 nën 2024