Mbështetje edukative nga Enti Shtetëror i Statistikave për olimpistët tanë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Ekonomisë
Me analizë të treguesve kryesorë ekonomikë përmes një prezantimi, ESHS dha kontribut në përgatitjen e nxënësve për Olimpiadën Ndërkombëtare të Ekonomisë
Në drejtim të rritjes së njohurive statistikore tek të rinjtë dhe forcimit të lidhjes ndërmjet statistikës dhe shkencës, më datë 01.07.2025, Enti Shtetëror i Statistikave organizoi, në Qendrën e tij të trajnimeve, trajnim edukativ për nxënësit që do ta përfaqësojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut në Olimpiadën Ndërkombëtare të Ekonomisë.
Prezantimin me temë „Treguesit bazë ekonomikë me theks të veçantë në koeficientin Gini“ e mbajti drejtori i ESHS, doc. dr. Dejan Stankov, me qëllim t’u ofrojë nxënësve një kuptim më të thellë të:
- konceptit të PBB-së dhe PNB-së dhe interpretimit të tyre të saktë,
- pabarazisë në të ardhura të shprehur përmes koeficientit Gini dhe treguesve të tjerë përkatës me analizë të përparësive dhe kufizimeve të tyre,
- mënyrave të matjes së varfërisë relative,
- inflacionit të matur përmes indeksit të çmimeve të konsumit,
- treguesve themelorë të aktivitetit ekonomik të popullsisë,
- llojeve të indekseve të serive kohore etj.
Ky aktivitet paraqet një kontribut konkret të Entit në mbështetjen e talenteve të rinj dhe përgatitjen e tyre për gara shkencore ndërkombëtare, si dhe në përhapjen e njohurive statistikore në shoqëri.
Fotogaleria
Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
U shënuan dy dekada nga vendosja e Kodit të Praktikës të Statistikës Evropiane
Institucionet statistikore evropiane shkëmbyen përvoja dhe praktika të mira për përmirësimin e besimit në statistikat zyrtare
10 nën 2025
Enti Shtetëror i Statistikës mori pjesë në Konferencën e 110-të të DGINS në Split
Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimi i praktikave të mira në kuadër të Sistemit Statistikor Evropian
24 tet 2025
Gëzuar 23 Tetorin – Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase!
22 tet 2025
Dita Botërore e Statistikës u shënua me konferencë shkencore ndërkombëtare në Budapest
Statistika dhe shkenca – partnerë për një të ardhme më të mirë
21 tet 2025
Nënshkrim i marrëveshjes për shkëmbim të të dhënave me Agjencinë për Punësim
Fuqizimi i sistemit statistikor përmes shkëmbimit të të dhënave ndërmjet institucioneve kyçe
17 tet 2025