Enti Shtetëror i STATISTIKËS

Aktualitet

Nënshkrim i marrëveshjes për shkëmbim të të dhënave me Agjencinë për Punësim

Fuqizimi i sistemit statistikor përmes shkëmbimit të të dhënave ndërmjet institucioneve kyçe

Enti Shtetëror i Statistikës, në cilësinë e koordinatorit të Sistemit Kombëtar Statistikor, ka nënshkruar një marrëveshje për shkëmbim të të dhënave me Agjencinë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 Me këtë rast, në Entin Shtetëror të Statistikës u mbajt një takim ndërmjet përfaqësuesve të të dy institucioneve, të kryesuar nga drejtorët z. Dejan Stankov dhe z. Seljatin Behluli. Gjatë takimit u diskutuan aktivitetet aktuale që po ndërmerren dhe sfidat me të cilat përballen të dy institucionet në punën e përditshme.


Marrëveshja përbën një hap të rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit institucional dhe mundëson përdorim më të gjerë dhe më efikas të të dhënave administrative për qëllime statistikore. Përmes shkëmbimit të të dhënave që do të realizohet sipas detyrimeve të dakorduara, do të përmirësohen cilësia, kohëshmëria dhe vëllimi i statistikave zyrtare, duke kontribuar drejtpërdrejt në krijimin e politikave të bazuara në të dhëna.


Marrëveshja mundëson qasje të rregullt dhe të sigurt në të dhëna për papunësinë, vendet e lira të punës, si dhe në të dhëna të tjera relevante për monitorimin e gjendjes në tregun e punës. Të dhënat e grumbulluara do të përdoren ekskluzivisht për qëllime statistikore, në përputhje me Ligjin për Statistikën Shtetërore dhe standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të dhënave.


Ky bashkëpunim synon fuqizimin e Sistemit Kombëtar Statistikor dhe paraqet një hap të rëndësishëm drejt rritjes së përdorimit të burimeve ekzistuese administrative si një alternativë ndaj hulumtimeve tradicionale statistikore – për përdorim më efikas të burimeve dhe për uljen e ngarkesës mbi njësitë raportuese.

Lajmet e ngjajshme dhe publikimet

Dita Evropiane e Statistikave – 20 tetor 2024

E nënta me radhë, Statistikave Evropiane (20 tetor 2024) do të kremtohet nën moton e mëposhtme të zgjedhur nga Komiteti Këshillimor Statistikor Evropian: "Statistikat zyrtare, dritare për të kuptuar shoqërinë".

18 tet 2024

Misioni i vlerësimit vjetor të Eurostatit

Nga data 16 deri më 18 tetor 2024 u mbajt misioni i rregullt vjetor për vlerësimin e punës së Sistemit Kombëtar të Statistikave, i realizuar nga Enti Statistikor i Bashkimit Evropian – Eurostat.

18 tet 2024