Nënshkrim i marrëveshjes për shkëmbim të të dhënave me Agjencinë për Punësim
Fuqizimi i sistemit statistikor përmes shkëmbimit të të dhënave ndërmjet institucioneve kyçe
Enti Shtetëror i Statistikës, në cilësinë e koordinatorit të Sistemit Kombëtar Statistikor, ka nënshkruar një marrëveshje për shkëmbim të të dhënave me Agjencinë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Me këtë rast, në Entin Shtetëror të Statistikës u mbajt një takim ndërmjet përfaqësuesve të të dy institucioneve, të kryesuar nga drejtorët z. Dejan Stankov dhe z. Seljatin Behluli. Gjatë takimit u diskutuan aktivitetet aktuale që po ndërmerren dhe sfidat me të cilat përballen të dy institucionet në punën e përditshme.
Marrëveshja përbën një hap të rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit institucional dhe mundëson përdorim më të gjerë dhe më efikas të të dhënave administrative për qëllime statistikore. Përmes shkëmbimit të të dhënave që do të realizohet sipas detyrimeve të dakorduara, do të përmirësohen cilësia, kohëshmëria dhe vëllimi i statistikave zyrtare, duke kontribuar drejtpërdrejt në krijimin e politikave të bazuara në të dhëna.
Marrëveshja mundëson qasje të rregullt dhe të sigurt në të dhëna për papunësinë, vendet e lira të punës, si dhe në të dhëna të tjera relevante për monitorimin e gjendjes në tregun e punës. Të dhënat e grumbulluara do të përdoren ekskluzivisht për qëllime statistikore, në përputhje me Ligjin për Statistikën Shtetërore dhe standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të dhënave.
Ky bashkëpunim synon fuqizimin e Sistemit Kombëtar Statistikor dhe paraqet një hap të rëndësishëm drejt rritjes së përdorimit të burimeve ekzistuese administrative si një alternativë ndaj hulumtimeve tradicionale statistikore – për përdorim më efikas të burimeve dhe për uljen e ngarkesës mbi njësitë raportuese.
Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Enti Shtetëror i Statistikave dhe UN Women nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për të forcuar statistikat gjinore
“Duke prodhuar të dhëna statistikore të besueshme dhe në kohë të ndara sipas gjinisë, ne kontribuojmë në krijimin e politikave, masave dhe aktiviteteve për përmirësimin e situatës në fushën e barazisë gjinore"
17 tet 2024
Takimi i drejtorëve të Entit Shtetëror të Statistikave dhe Regjistrit Qendror
Në drejtim të thellimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit, dje u zhvillua një takim koordinues i drejtorëve të Regjistrit Qendror dhe Entit Shtetëror të Statistikave, znj. Anita Stamnova dhe z. Dejan Stankov.
16 tet 2024
Takimi koordinues i Grupit të politikave të bashkëpunimit statistikor
Negociatat e anëtarësimit dhe integrimi i vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian varen nga institucione efektive dhe të forta kombëtare statistikore.
04 tet 2024
Memorandum i lidhur për bashkëpunim ndërmjet Entit shtetëror të statistikës dhe Drejtorisë së Doganave
Enti Shtetëror i Statistikave do t'i shkarkojë në mënyrë elektronike të dhënat e tregtisë së jashtme nga Drejtoria e Doganave. Këtë e përcakton Memorandumi për bashkëpunim, të cilin e kanë nënshkruar drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Dejan Stankov dhe drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski.
27 sht 2024