Enti Shtetëror i STATISTIKËS

Aktualitet

Me sukses është mbajtur ngjarja e projektit “Twinning” të financuar nga Bashkimi Evropian: “Përmirësimi i cilësisë dhe përfshirjes së statistikave për mjedisin dhe shëndetësinë”

Një vit nga projekti Twinning: shkëmbim përvojash dhe arritjesh në avancimin e statistikave

Me 18.09.2025 Me agjendën eme sukses përfundoi konferenca në kuadër të projektit Twinning të financuar nga Bashkimi Evropian: “Përmirësimi i cilësisë dhe përfshirjes së statistikave për mjedisin jetësor dhe shëndetësinë” (MK 22 IPA ST 01 24), e organizuar një vit pas fillimit të tij.

Ngjarjen e hapën përfaqësues të lartë: Shkëlqesia e Tij Paolo Palminteri, ambasador i Republikës së Italisë në Maqedoninë e Veriut, z. Steffen Hudolin, drejtues i Sektorit për Bashkëpunim pranë Delegacionit të BE-së, dhe z. Dejan Stankov, drejtor i Entit Shtetëror i Statistikës.

Në kuadër të diskutimit në panel me temën “Modernizimi i statistikës zyrtare për integrimin evropian”, i moderuar nga prof. Marjan Petreski, u shkëmbyen përvoja dhe perspektiva për avancimin e statistikës në përputhje me standardet e BE-së.
, Përveç drejtorit të Entit Shtetëror të Statistikës,  panelistët ishin edhe ekspertë nga institutet kombëtare të statistikave të Italisë (Istat), Sllovenisë (SURS), Shqipërisë (INSTAT) dhe Shoqata Gjeografike Italiane (SGI).

Pjesa e dytë e programit iu kushtua  arritjeve të vetë projektit Twinning, të paraqitura nga ekipi i Entit Shtetëror i Statistikës dhe partnerët nga Istat. Deri tani janë realizuar 17 nga gjithsej 60 misione, dhe janë planifikuar edhe 4 vizita studimore. Vëmendje e veçantë iu kushtua qëndrueshmërisë dhe përfitimeve afatgjata nga projekti.

Qëllimi i projektit është të kontribuojë në përmirësimin e kapaciteteve për mbledhjen, analizën dhe shpërndarjen e të dhënave statistikore në fushat e mjedisit, bujqësisë dhe shëndetësisë, si fusha kyçe për harmonizim me rregulloret statistikore evropiane dhe për krijimin e politikave publike cilësore.

Ngjarja konfirmoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të praktikave të mira si bazë për ndërtimin e një sistemi statistikor të fortë, efikas dhe transparent, të gatshëm për të përmbushur nevojat e procesit të integrimit evropian.

Fotogaleria

Lajmet e ngjajshme dhe publikimet

Кonferenca statistikore “25 vite statistika gjinore”

Nga të dhënat e grumbulluara në mënyrë manuale deri te platformat bashkëkohore dixhitale, nga vjetarët statistikor në formë letre deri te bazat e hapura të të dhënave të disponueshme për të gjithë qytetarët – rruga që ka kaluar statistika zyrtare është me të vërtetë impresive

04 qer 2025

Akademi solemne "80 Vite Enti Shtetëror i Statistikës"

Nga të dhënat e mbledhura manualisht deri te platformat moderne dixhitale, nga librat vjetorë statistikorë në formë letre te bazat e të dhënave të hapura të disponueshme për të gjithë qytetarët - rruga që kanë ndjekur statistikat zyrtare është vërtetë mbresëlënëse

03 qer 2025