Enti Shtetëror i STATISTIKËS

Aktualitet

Shërbim i ri elektronik: Formulari VOI.20 tani i qasshëm në Portalin Kombëtar për e-shërbime

Zyrtarisht u prezantua shërbimi më i ri elektronik në Portalin Kombëtar për e-shërbime – formulari për studentët e regjistruar në studimet universitare (cikli i parë) në fakultetet dhe shkollat e larta profesionale

Sot, Enti Shtetëror i Statistikave, në bashkëpunim me Ministrinë për Transformim Digjital, prezantoi zyrtarisht shërbimin më të ri elektronik në Portalin Kombëtar për e-shërbime – formularin për regjistrimin e studentëve në studime universitare (cikli i parë) në fakultetet dhe shkollat e larta profesionale (VOI.20).

Me këtë mundësohet plotësimi më i thjeshtuar i të dhënave statistikore, rrit efikasitetin e proceseve statistikore, dhe mundëson grumbullimin e të dhënave në kohë, me cilësi të lartë dhe me kosto më të ulët, si për Entin ashtu edhe për studentët.

Futja e formularit elektronik përbën një hap të rëndësishëm në rrugën e transformimit digjital, duke vendosur standarde të reja për mënyrën se si statistika mund të jetë në shërbim të qytetarëve, studentëve, institucioneve dhe shoqërisë në tërësi.

Fotogaleria

Lajmet e ngjajshme dhe publikimet

Të dhëna statistikore fiskale për vendime të shpejta shtetërore

Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS) ka qenë nikoqir i akademik prof. dr. Abdulmenaf Bexheti dhe prof. dr. Marina Trpeska, si përfaqësuese e Këshillit fiskal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët u pritën nga ana e dr. Dejan Stankov, drejtor i ESHS, më datë 27.03.2025

28 mar 2025