Takim edukativ me nxënësit e vitit të dytë nga SHME “Jane Sandanski” – Manastir
Njohje praktike me statistikat zyrtare në kuadër të programit mësimor
Në kuadër të aktiviteteve për avancimin e shkrim-leximit statistikor te të rinjtë, më 29 prill të vitit 2026, Enti Shtetëror i Statistikës ishte nikoqir i nxënësve dhe profesorëve nga SHME “Jane Sandanski” nga Manastiri.
Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë të njihen më në detaje me rolin e Entit si bartësi kryesor i statistikave zyrtare në vend, si dhe me rëndësinë e tij në proceset e grumbullimit, përpunimit dhe diseminimit të të dhënave.
Përmes një prezantimi interaktiv, atyre iu prezantuan proceset kryesore statistikore dhe mjetet bashkëkohore që përdoren në punë, me theks të veçantë në web-faqen e Entit dhe bazën e të dhënave MakStat. Nxënësit patën mundësi edhe të mësojnë në mënyrë praktike si të kenë qasje në informacione relevante statistikore dhe si t’i zbatojnë ato në kuadër të aktiviteteve të tyre mësimore në ekonomi dhe statistikë.
Vizita u zhvillua në atmosferë interaktive, me përfshirje aktive të nxënësve përmes pyetjeve dhe diskutimeve, si dhe përmes një mini-kuizi, që kontribuoi në rritjen e kuptimit të rëndësisë së statistikës në shoqërinë bashkëkohore.
Enti Shtetëror i Statistikës do të vazhdojë edhe më tej me aktivitete të tilla edukative, me qëllim nxitjen e interesit te të rinjtë për përdorimin dhe interpretimin e saktë të të dhënave statistikore.
Fotogaleria
Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Aksion për dhurimin e gjakut në përvjetorin e 80-të të institucionit
ESHS punon me përkushtim në përmirësimin e mirëqenies shoqërore përmes aktiviteteve humanitare dhe mbështetjes së iniciativave të ndryshme.
27 maj 2025
Vizitë zyrtare në Institutin Qendror të Statistikave të Hungarisë
Enti Shtetëror i Statistikave i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Instituti Qendror i Statistikave i Hungarisë forcojnë bashkëpunimin përmes një takimi dypalësh dhe një Memorandum Mirëkuptimi
14 maj 2025
Enti Shtetëror i Statistikave është përfshirë në “Generalka Weekend 2025”
Si një institucion I përgjegjshëm shoqëror, Enti Shtetëror i Statistikave mori pjesë aktive në “Generalka Weekend 2025” për krijimin e një mjedisi urban më të pastër dhe më të shëndetshëm
09 maj 2025
Vizitë edukative nga nxënësit e SHF „Grigor Prliçev“ – Shkup
Enti Shtetëror i Statistikave do të vazhdojë të kontribojë në edukimin dhe informimin e gjeneratave të reja, me qëllim të nxitjes së interesit të tyre për statistikën.
08 maj 2025
Nënshkrim i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Entit Shtetëror të Statistikës dhe Fakultetit Ekonomik – Shkup
Qëllimi i bashkëpunimit është të përafrojë sektorin akademik me sektorin publik dhe të mundësoj përvojë praktike për studentët.
02 maj 2025