Takim edukativ me nxënësit e vitit të dytë nga SHME “Jane Sandanski” – Manastir
Njohje praktike me statistikat zyrtare në kuadër të programit mësimor
Në kuadër të aktiviteteve për avancimin e shkrim-leximit statistikor te të rinjtë, më 29 prill të vitit 2026, Enti Shtetëror i Statistikës ishte nikoqir i nxënësve dhe profesorëve nga SHME “Jane Sandanski” nga Manastiri.
Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë të njihen më në detaje me rolin e Entit si bartësi kryesor i statistikave zyrtare në vend, si dhe me rëndësinë e tij në proceset e grumbullimit, përpunimit dhe diseminimit të të dhënave.
Përmes një prezantimi interaktiv, atyre iu prezantuan proceset kryesore statistikore dhe mjetet bashkëkohore që përdoren në punë, me theks të veçantë në web-faqen e Entit dhe bazën e të dhënave MakStat. Nxënësit patën mundësi edhe të mësojnë në mënyrë praktike si të kenë qasje në informacione relevante statistikore dhe si t’i zbatojnë ato në kuadër të aktiviteteve të tyre mësimore në ekonomi dhe statistikë.
Vizita u zhvillua në atmosferë interaktive, me përfshirje aktive të nxënësve përmes pyetjeve dhe diskutimeve, si dhe përmes një mini-kuizi, që kontribuoi në rritjen e kuptimit të rëndësisë së statistikës në shoqërinë bashkëkohore.
Enti Shtetëror i Statistikës do të vazhdojë edhe më tej me aktivitete të tilla edukative, me qëllim nxitjen e interesit te të rinjtë për përdorimin dhe interpretimin e saktë të të dhënave statistikore.
Fotogaleria
Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Ambasadori i Mbretërisë së Suedisë në vizitë në Njësinë Rajonal të Statistikës në Manastir
Në një atmosferë të këndshme dhe konstruktive, në Njësinë Rajonal të Statistikës në Manastir u mbajt një takim pune ndërmjet drejtorit të Entit Shtetëror të Statistikës, z. Dejan Stankov, dhe ambasadorit të Mbretërisë së Suedisë, Sh.T. Ola Sullstrom
21 nën 2025
Ambasadori i Italisë në vizitë zyrtare në ESHS
Gjatë takimit u konfirmua dhe u forcua bashkëpunimi shumëvjeçar midis ESHS-së dhe Institutit Kombëtar të Statistikave të Italisë (ISTAT)
20 nën 2025
U shënuan dy dekada nga vendosja e Kodit të Praktikës të Statistikës Evropiane
Institucionet statistikore evropiane shkëmbyen përvoja dhe praktika të mira për përmirësimin e besimit në statistikat zyrtare
10 nën 2025
Enti Shtetëror i Statistikës mori pjesë në Konferencën e 110-të të DGINS në Split
Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimi i praktikave të mira në kuadër të Sistemit Statistikor Evropian
24 tet 2025
Gëzuar 23 Tetorin – Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase!
22 tet 2025