Aktualitet

Takimi i parë i Komitetit Drejtues të twining-projektit "Përmirësimi i cilësisë dhe përfshirja e statistikave të mjedisit jetësor dhe shëndetësor"

Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet bashkërisht nga ESHS dhe Instituti Kombëtar Italian i Statistikave (Istat), në partneritet me Konsorciumin për sistemet e informacionit (Consorzio per il Sistema Informativo – CSI Piemonte), Agjencinë e shërbimeve energjetike (Gestore Servizi Energetici – GSE) dhe Shoqata gjeografike italiane (Società Geografica Italiana – SGI)

Takimi i parë i Komitetit Drejtues të projektit twining “Përmirësimi i cilësisë dhe përfshirja e statistikave të mjedisit jetësor dhe shëndetësor” u mbajt në Entin Shtetëror të Statistikave (ESHS) të Republikës së Maqedonisë së Veriut më 5 shkurt 2025.

Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet bashkërisht nga ESHS dhe Instituti Kombëtar Italian i Statistikave (Istat), në partneritet me Konsorciumin për sistemet e informacionit (Consorzio per il Sistema Informativo – CSI Piemonte), Agjencinë e shërbimeve energjetike (Gestore Servizi Energetici – GSE) dhe Shoqata gjeografike italiane (Società Geografica Italiana – SGI).

Projekti, objektivi specifik i të cilit është forcimi i kapaciteteve për prodhimin dhe shpërndarjen e statistikave të mjedisit jetësor dhe shëndetësor, është i strukturuar rreth dy shtyllave (komponentëve) kryesore: Statistikat e mjedisit jetësor dhe bujqësor (Komponenti 1) dhe Statistikat shëndetësore (Komponenti 2). Projekti filloi më 23 shtator 2024 dhe do të zgjasë 24 muaj.

Takimi i Komitetit Drejtues u mbajt në format të kombinuar dhe morën pjesë drejtuesit e projektit dhe drejtuesit e komponentëve të ESHS dhe Istat, twining-këshilltari i përhershëm (RTA) dhe twining-këshilltari për partneritet (RTA counterpart), si dhe përfaqësues nga Delegacioni Evropian dhe të gjitha organizatat partnere.

Takimi ishte arsyeja për prezantimin e Raportit të parë tremujor, i cili përmbledh aktivitetet e realizuara gjatë tremujorit të parë të projektit. Gjithashtu, u miratua Plani i parë i punës, i përgatitur bashkërisht nga të gjithë palët e twining-projektit dhe bazuar në gjetjet nga vlerësimi paraprak.

Gjatë takimit, partnerët shprehën kënaqësinë e tyre reciproke për fillimin e projektit të ri, i cili bashkon ekspertizën, përvojën dhe aftësitë e nivelit të lartë për të arritur objektivat e projektit në mënyrë të qëndrueshme.

Fotogaleria

Lajmet e ngjajshme dhe publikimet

Thellimi i bashkëpunimit me UNICEF-in

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, z. Dejan Stankov realizoi takim me përfaqësuesen e UNICEF-it në vendin tonë, znj. Lesli Miller dhe ekipin e saj, gjatë së cilës u njoh me aktivitetet e vazhdueshme të Zyrës së UNICEF-it në Shkup.

15 nën 2024

PxWeb konferenca ndërkombëtare

Dje dhe sot (7-8 nëntor) në Shkup mbahet Konferenca e 33-të Ndërkombëtare Vjetore për përdoruesit e PxWeb dhe Px-tools tjera. Enti Shtetëror i Statistikës është bashkë mikpritës i ngjarjes, së bashku me Statistikat e Suedisë

08 nën 2024

Takim me Odën e Kontabilistëve

Sot në hapësirat e Entit Shtetëror të Statistikave është zhvilluar një takim me Odën e Kontabilistëve kushtuar avancimit së bashkëpunimit të ndërsjellë.

01 nën 2024