Enti Shtetëror i STATISTIKËS

Çmimet

Indeksi i kostos së jetesës mat ndryshimin e çmimeve të prodhimeve dhe shërbimeve që furnizohen amvisëritë për plotësimin e nevojave. Këto indekse përdoren për matjen e inflacionit.

Çmimet si formë monetare e vlerave të mallrave dhe shërbimeve përfaqësojnë një instrument shumë domethënës të politikës ekonomike dhe kanë një rëndësi të madhe në zhvillimin e përgjithshëm të ekonomisë së vendit. Lëvizjet e çmimeve i nënshtrohen monitorimit statistikor për të siguruar të dhëna të nevojshme për menaxhimin e politikave.

Indeksi i kostos së jetesës mat ndryshimin e çmimeve të prodhimeve dhe shërbimeve që furnizohen amvisëritë për plotësimin e nevojave. Këto indekse përdoren për matjen e inflacionit

Indekset e çmimeve të prodhimit të prodhuesve të produkteve/shërbimeve industriale matin ndryshimet në nivelin e çmimeve të produkteve/shërbimeve që prodhohen në vend dhe vendosen në tregjet e brendshme dhe jo vendase.
Indekset e kostove në ndërtimin e objekteve të reja të banimit individual synojnë të rishikojnë ose monitorojnë kostot e bëra nga kompanitë e ndërtimit gjatë ekzekutimit të procesit të ndërtimit të objekteve të reja të banimit individual. 

Indekset e kostove në ndërtimin e objekteve të reja të banimit individual synojnë të rishikojnë ose monitorojnë kostot e bëra nga kompanitë e ndërtimit gjatë ekzekutimit të procesit të ndërtimit të objekteve të reja të banimit individual. 

Çmimet bujqësore monitorohen gjithashtu si një indeks i çmimeve të inputeve (asetet, shërbimet dhe investimet në bujqësi) dhe një indeks i çmimeve të prodhimit (prodhimi nga sektori bujqësor, i blerë ose i shitur jashtë sektorit).

Indikatorët

Indekset e çmimve të prodhimit në bujqësi 109.9 indeksi janar 2026 krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak

Indekset e çmimve të inputit në bujqësi 97.8 indeksi janar 2026 krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak

Indeksi i çmimeve në hotelieri 103.2 indeksi Shkurt 2026 krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak

Publikimet më të reja

Të gjitha publikimet →

Indekset e çmimeve në bujqësi, tetor 2025

Çmimet në bujqësi në muajin tetor të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak janë rritur tek inputi për 1.7 %, ndërsa tek autputi janë zvogëluar për -1.6 %

17 nën 2025