Popullsia aktive, tremujori i dytë 2026
Numri i popullsisë aktive në tremujorin e dytë të vitit 2026 është rritur me 0,8 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, ndërsa numri i të papunëve është ulur me 1,5 %.
Nga numri i përgjithshëm i personave të papunë, 63.6% ishin burra dhe 36.4% ishin gra. Numri i personave të punësuar shënoi një rritje prej 1 %. Nga numri i përgjithshëm i të punësuarve, 57.7% ishin burra dhe 42.3% ishin gra.
Në tremujorin e dytë të vitit 2026, numri i të punësuarve joformalë arriti në 101 022 persona, që paraqet një rritje prej 7.2% krahasuar me tremujorin paraprak. Rritja kryesisht rezulton nga shtimi i numrit të të punësuarve joformalë në veprimtarinë bujqësi, pylltari dhe peshkim, ku janë regjistruar 51 487 persona, ose 51.0% e punësimit të përgjithshëm joformal. Në sektorin e ndërtimtarisë janë të përqendruar edhe 17.2% e të punësuarve joformalë. Kjo strukturë tregon se aktivitetet sezonale në këto dy sektorë kanë ndikim kyç në lëvizjet tremujore të punësimit joformal.
Pikat kryesore
• Popullsia aktive 798 718 persona
• Punonjës 708 698 persona
• Të papunë 90 020 persona
• Norma e aktivitetit është 52.5
• Shkalla e punësimit 46.6
• Shkalla e papunësisë është 11.3
Tabelat
MakStat baza
Grafiku
Shkalla e papunësisë
Kontakti
Ajrija ChaushoskaTelefoni: +389 2 3295666
e-mail: ajrija.causoska@stat.gov.mk