Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 23.4.2026.1/1

Vendet e lira të punës, tremujori i parë i vitit 2026

Në tremujorin e parë të vitit 2026 punëtorët më të kërkuar ishin në veprimtarinë shërbyese dhe shitje.

Shkalla e vendeve të lira të punës në tremujorin e parë i vitit 2026 është 2.07%, ndërsa numri më i madh i vendeve të lira të punës, 2 346, është në grupin e pestë të profesioneve: Punëtorë në veprimtari shërbyese dhe shitje.

Rajoni i Vardarit ka shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës prej 2.28%. 

Shkalla më e lartë e vendeve të lira të punës prej 4.94% ka në sektorin e Shërbimi I akomodimit dhe ushqimit, ndërsa shkalla më e ulët është në sektorin e Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim, që kapin vlerën 0.15%. 

Subjektet afariste me nga 10 deri në 49 punonjës kanë shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës, e cila është prej 3.05%.

Duke filluar nga tremujori i parë i vitit 2026, në përputhje me rregulloret e BE-së dhe rekomandimet e Eurostat-it, të dhënat për vendet e lira të punës publikohen sipas Klasifikimit të ri Nacional të Veprimtarive (KNV), rev. 2.1, në vend të KNV-së, rev. 2.

Pikat kryesore

Shkalla më e lartë e vendeve të lira të punës në tremujorin e parë të vitit 2026 ka
•    Rajoni i Vardarit: 2.28%
•    Subjektet afariste nga 10 deri 49 të punësuar: 3.05%

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Grafiku

Shkalla e vendeve të lira të punës në katër tremujorët e fundit

Kontakti

Jane Mirceski
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: jane.mirceski@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Vendet e lira të punës