Enti Shtetëror i STATISTIKËS

Tregu i punës

Krijimi i një sistemi gjithëpërfshirës të informacionit statistikor për tregun e punës është një nga synimet prioritare të zhvillimit të Entit Shtetëror të Statistikës.

Statistikat e tregut të punës mundësojnë që të shqyrtohet përfshirja e individëve, ekonomive familjare dhe ndërmarrjeve në tregun e punës, si në terme afatshkurtër ashtu edhe në kushtet strukturore. Krahas aspektit të aktivitetit ekonomik (produktiviteti, kostot e punës, niveli i pagave...), statistikat e tregut të punës janë gjithashtu të rëndësishme për shqyrtimin e çështjeve socio-ekonomike, si papunësia, struktura e pagave sipas karakteristikave të punonjësve.

Anketa e fuqisë punëtore mundëson perceptimin e situatës dhe monitorimin e ndryshimeve në tregun e punës nëpërmjet treguesve të vendosur ndërkombëtarisht, duke përfshirë shkallën e punësimit dhe shkallën e papunësisë. Përveç kësaj, ky hulumtim ofron një pasqyrë të karakteristikave sociodemografike të të punësuarve, të papunëve dhe popullsisë jashtë fuqisë punëtore dhe është një burim unik informacioni për punësimin joformal.

Hulumtimi i pagave ofron të dhëna mujore për nivelin dhe lëvizjen e pagave mesatare bruto dhe neto.

Anketa e Kostos së Punës ofron informacion mbi pagat dhe kostot e tjera, të marra si kosto e punëdhënësit për punonjësit, jo si të ardhura tëpunonjësve.

Anketa mbi strukturën e fitimeve siguron informacion mbi pagat dhe të ardhurat e tjera, të marra si të ardhura të punonjësve të paguara nga punëdhënësi.
Këto të dhëna janë të nevojshme për të monitoruar ndryshimet në tregun e punës.

Indikatorët

Shkalla e vendeve të lira të punës 2.14 % tremujori i katërt i vitit 2025

Paga mesatare mujore neto 46 889 denarë dhjetor të vitit 2025

Indeksi i pagës mesatare mujore neto 107.6 indeksi dhjetor të vitit 2025 krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak

Publikimet më të reja

Të gjitha publikimet →

Popullsia aktive, 2025

Numri i personave të papunë në vitin 2025 është ulur me 6.6% krahasuar me vitin 2024.

09 mar 2026

Popullsia aktive, tremujori i katërt 2025

Numri i të papunëve në tremujorin e katërt krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2025 është zvogëluar për 0.4%, ndërsa është zvogëluar edhe për 3.6% krahasuar me tremujorin e njejtë të vitit të kaluar.

26 shk 2026

Popullsia aktive, tremujori i tretë 2025

Numri i të papunëve në tremujorin e tretë krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2025 është rritur për 0.4%, ndërsa është zvogëluar për 6.7% krahasuar me tremujorin e njejtë të vitit të kaluar.

05 dhj 2025