Paga mesatare mujore bruto për të punësuar, dhjetor 2024
Në dhjetor të vitit 2024 paga mesatare mujore bruto është 65 582 denarë
21 shk 2025
Krijimi i një sistemi gjithëpërfshirës të informacionit statistikor për tregun e punës është një nga synimet prioritare të zhvillimit të Entit Shtetëror të Statistikës.
Statistikat e tregut të punës mundësojnë që të shqyrtohet përfshirja e individëve, ekonomive familjare dhe ndërmarrjeve në tregun e punës, si në terme afatshkurtër ashtu edhe në kushtet strukturore. Krahas aspektit të aktivitetit ekonomik (produktiviteti, kostot e punës, niveli i pagave...), statistikat e tregut të punës janë gjithashtu të rëndësishme për shqyrtimin e çështjeve socio-ekonomike, si papunësia, struktura e pagave sipas karakteristikave të punonjësve.
Anketa e fuqisë punëtore mundëson perceptimin e situatës dhe monitorimin e ndryshimeve në tregun e punës nëpërmjet treguesve të vendosur ndërkombëtarisht, duke përfshirë shkallën e punësimit dhe shkallën e papunësisë. Përveç kësaj, ky hulumtim ofron një pasqyrë të karakteristikave sociodemografike të të punësuarve, të papunëve dhe popullsisë jashtë fuqisë punëtore dhe është një burim unik informacioni për punësimin joformal.
Hulumtimi i pagave ofron të dhëna mujore për nivelin dhe lëvizjen e pagave mesatare bruto dhe neto.
Anketa e Kostos së Punës ofron informacion mbi pagat dhe kostot e tjera, të marra si kosto e punëdhënësit për punonjësit, jo si të ardhura tëpunonjësve.
Anketa mbi strukturën e fitimeve siguron informacion mbi pagat dhe të ardhurat e tjera, të marra si të ardhura të punonjësve të paguara nga punëdhënësi.
Këto të dhëna janë të nevojshme për të monitoruar ndryshimet në tregun e punës.
Shkalla e vendeve të lira të punës 2.02 % Tremujori i parë 2025
Paga mesatare mujore neto 44 763 denarë Mars 2025
Indeksi i pagës mesatare mujore neto 110.5 indeksi Mars 2025 krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak
Në dhjetor të vitit 2024 paga mesatare mujore bruto është 65 582 denarë
21 shk 2025
Në dhjetor të vitit 2024 paga mesatare mujore neto është 43 587 denarë
21 shk 2025
Në nëntor të vitit 2024 paga mesatare mujore bruto është 63 154 denarë
21 jan 2025
Në nëntor të vitit 2024 paga mesatare mujore neto është 41 999 denarë
21 jan 2025
Në tetor të vitit 2024 paga mesatare mujore bruto është 63 392 denarë
20 dhj 2024
Paga mesatare mujore neto, gjatë muajit tetor 2024, është 42 134 denarë
20 dhj 2024
Në tremujorin e tretë 2024, shkalla e papunësisë u ul me 0,2 pikë përqindjeje krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
06 dhj 2024
Në tremujorin e tretë të vitit 2024 më së shumti kërkohen punëtorë në veprimtarinë shërbyese dhe të shitjes
02 dhj 2024