Enti Shtetëror i STATISTIKËS

Aktualitet

Digjitalizimi i të dhënave statistikore: Studentët janë të detyruar të plotësojnë formularin elektronik VOI.20!

Nuk ka më formularë në letër – studentët e regjistruar në studimet universitare të ciklit të parë paraqiten vetëm në mënyrë elektronike

Enti Shtetëror i Statistikës, në bashkëpunim me Ministrinë e Transformimit Digjital, ka vendosur mbledhjen plotësisht të digjitalizuar të të dhënave për studentët e regjistruar në studimet e ciklit të parë, përmes formularit të ri elektronik VOI.20.

Duke filluar nga viti akademik 2025/2026, formularët në letër janë hequr plotësisht dhe të gjithë studentët aktivë janë të detyruar ta plotësojnë dhe ta dorëzojnë formularin statistikor në mënyrë elektronike.
Për të plotësuar formularin, studentët fillimisht duhet të regjistrohen në Portalin Kombëtar për e-Shërbime (Portali) – uslugi.gov.mk, duke krijuar një profil të nivelit të ulët përmes Sistemit për Regjistrim të Vetëm (SRV), në njërën nga mënyrat e mëposhtme:

  1.  Regjistrimi me adresë elektronike: Studenti mund të regjistrohet në Portal me një adresë elektronike të vlefshme, me ç’rast krijon një profil të nivelit bazë (pa identitet fizik të verifikuar). Ky profil duhet të avancohet në nivel të ulët në zyrat e qendrave ETU (Një Pikë për Shërbime) në të gjithë Maqedoninë e Veriut, si dhe në njësitë rajonale të Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), duke paraqitur një dokument identifikimi personal.
  2. Regjistrimi me llogarinë ekzistuese të DAP-it: Studenti mund të regjistrohet në Portal me një adresë elektronike të vlefshme, me ç’rast merr një profil të nivelit bazë (pa identitet fizik të verifikuar), dhe këtë profil duhet ta avancojë në nivel të ulët në zyrat e qendrave ETU (Një Pikë për Shërbime) në të gjithë Maqedoninë e Veriut: https://mdt.gov.mk/mk-MK/ministerstvo/centri-za-uslugi-etu, si dhe në njësitë rajonale të DAP-it, duke paraqitur një dokument identifikimi personal.

Studentët duhet ta plotësojnë formularin në linkun e mëposhtëm: uslugi.gov.mk/Образец ВОИ.20.

Pas plotësimit me sukses të formularit, sistemi gjeneron dokumentin përkatës, të cilin studentët janë të detyruar ta dorëzojnë në shërbimin studentor të fakultetit të tyre amë ose të shkollës së lartë profesionale.

Ju rikujtojmë se plotësimi në kohë dhe i saktë i këtyre të dhënave është detyrim ligjor dhe kontribuon në krijimin e politikave të sakta dhe efektive arsimore.
Për çdo pyetje shtesë ose për udhëzime teknike, studentët dhe institucionet mund të kontaktojnë personat përgjegjës në Entin Shtetëror të Statistikës.

Lajmet e ngjajshme dhe publikimet

35 vjet Maqedoni e Pavarur – histori e rrëfyer përmes shifrave

Me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë, Enti Shtetëror i Statistikës përgatiti publikimin “35 vjet Maqedoni e pavarur”, i cili, përmes treguesve statistikorë të përzgjedhur me kujdes, paraqet zhvillimin dhe ndryshimet në vend gjatë tri dekadave e gjysmë të fundit

07 sht 2026