Digjitalizimi i të dhënave statistikore: Studentët janë të detyruar të plotësojnë formularin elektronik VOI.20!
Nuk ka më formularë në letër – studentët e regjistruar në studimet universitare të ciklit të parë paraqiten vetëm në mënyrë elektronike
Enti Shtetëror i Statistikës, në bashkëpunim me Ministrinë e Transformimit Digjital, ka vendosur mbledhjen plotësisht të digjitalizuar të të dhënave për studentët e regjistruar në studimet e ciklit të parë, përmes formularit të ri elektronik VOI.20.
Duke filluar nga viti akademik 2025/2026, formularët në letër janë hequr plotësisht dhe të gjithë studentët aktivë janë të detyruar ta plotësojnë dhe ta dorëzojnë formularin statistikor në mënyrë elektronike.
Për të plotësuar formularin, studentët fillimisht duhet të regjistrohen në Portalin Kombëtar për e-Shërbime (Portali) – uslugi.gov.mk, duke krijuar një profil të nivelit të ulët përmes Sistemit për Regjistrim të Vetëm (SRV), në njërën nga mënyrat e mëposhtme:
- Regjistrimi me adresë elektronike: Studenti mund të regjistrohet në Portal me një adresë elektronike të vlefshme, me ç’rast krijon një profil të nivelit bazë (pa identitet fizik të verifikuar). Ky profil duhet të avancohet në nivel të ulët në zyrat e qendrave ETU (Një Pikë për Shërbime) në të gjithë Maqedoninë e Veriut, si dhe në njësitë rajonale të Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), duke paraqitur një dokument identifikimi personal.
- Regjistrimi me llogarinë ekzistuese të DAP-it: Studenti mund të regjistrohet në Portal me një adresë elektronike të vlefshme, me ç’rast merr një profil të nivelit bazë (pa identitet fizik të verifikuar), dhe këtë profil duhet ta avancojë në nivel të ulët në zyrat e qendrave ETU (Një Pikë për Shërbime) në të gjithë Maqedoninë e Veriut: https://mdt.gov.mk/mk-MK/ministerstvo/centri-za-uslugi-etu, si dhe në njësitë rajonale të DAP-it, duke paraqitur një dokument identifikimi personal.
Studentët duhet ta plotësojnë formularin në linkun e mëposhtëm: uslugi.gov.mk/Образец ВОИ.20.
Pas plotësimit me sukses të formularit, sistemi gjeneron dokumentin përkatës, të cilin studentët janë të detyruar ta dorëzojnë në shërbimin studentor të fakultetit të tyre amë ose të shkollës së lartë profesionale.
Ju rikujtojmë se plotësimi në kohë dhe i saktë i këtyre të dhënave është detyrim ligjor dhe kontribuon në krijimin e politikave të sakta dhe efektive arsimore.
Për çdo pyetje shtesë ose për udhëzime teknike, studentët dhe institucionet mund të kontaktojnë personat përgjegjës në Entin Shtetëror të Statistikës.
Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Bashkëpunim frytdhënës i Entit Shtetëror të Statistikës me FMN për zhvillimin e statistikave zyrtare
U shqyrtuan indikatorët kyç makroekonomikë, trendet demografike dhe aktivitetet në kuadër të standardit statistikor SSHD Plus të FMN
23 mar 2026
Delegacioni i Entit Shtetëror të Statistikës mori pjesë në seancën e 57-të të Komisionit të Statistikave të OKB-së në Nju Jork
Takimi bashkoi drejtorët e institucioneve statistikore nga 193 vende për të diskutuar mbi sfidat kyçe dhe drejtimet e ardhshme të sistemit global statistikor
09 mar 2026
Deklaratë e nënshkruar për partneritet për formalizimin e ekonomisë joformale në Maqedoninë e Veriut
Përkushtim i përbashkët i institucioneve për reduktimin e ekonomisë gri
20 shk 2026
Vizita e Eurostat-it në Entin Shtetëror të Statistikës
Dialog partnerësh mbi progresin në përputhshmërinë me standardet statistikore evropiane
12 shk 2026
Përkujtim për hulumtimet statistikore dhe grumbullimin e të dhënave
Enti Shtetëror i Statistikës zbaton rregullisht një pjesë të hulumtimeve të tij statistikore përmes anketimit të drejtpërdrejtë të amvisërive dhe personave që jetojnë në to.
09 shk 2026