Digjitalizimi i të dhënave statistikore: Studentët janë të detyruar të plotësojnë formularin elektronik VOI.20!
Nuk ka më formularë në letër – studentët e regjistruar në studimet universitare të ciklit të parë paraqiten vetëm në mënyrë elektronike
Enti Shtetëror i Statistikës, në bashkëpunim me Ministrinë e Transformimit Digjital, ka vendosur mbledhjen e të dhënave plotësisht të digjitalizuara për studentët e regjistruar në studimet universitare të ciklit të parë përmes formularit të ri elektronik VOI.20. Duke filluar nga viti akademik 2025/2026, formularët në letërjanë hequr plotësisht, ndërsa të gjithë studentët aktivë e kanë për obligim që formularin statistikor ta plotësojnë dhe ta dorëzojnë në mënyrë elektronike.
Për ta plotësuar formularin, studentët fillimisht duhet të krijojnë një llogari përdoruesi të nivelit të ulët në Drejtorinë e të Ardhurave Publike (DAP) në linkun e mëposhtëm: uslugi.gov.mk/Krijimi i profilit të përdoruesit, e më pas të kenë qasje në Portalin Kombëtar e-Shërbime dhe të plotësojnë formularin në linkun vijues: uslugi.gov.mk/Formulari VOI.20. Pas plotësimit me sukses të formularit, sistemi gjeneron dokumentin përkatës të cilin studentët janë të detyruar ta dorëzojnë në shërbimin studentortë fakultetit amë ose shkollës së lartë profesionale.
Ju kujtojmë se plotësimi me kohë dhe i saktë i këtyre të dhënave është detyrim ligjor që kontribuon në krijimin e politikave të sakta arsimore, ndërsa për të gjitha pyetjet shtesë dhe udhëzimet teknike, studentët dhe institucionet mund të kontaktojnë personat përgjegjës nga Enti Shtetëror i Statistikës.
Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Konferenca e tretë rajonale e kontabilistëve dhe kontabilistëve të autorizuar “Gjeneratë me vizion – Profesion me të ardhme”
Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, z. Dejan Stankov, mori pjesë në Konferencën e Tretë Rajonale të Kontabilistëve dhe Kontabilistëve të Autorizuar, me temë: „Gjeneratë me vizion – Profesion me të ardhme“, e organizuar nga Instituti i Kontabilistëve dhe Kontabilistëve të Autorizuar
07 maj 2026
Takim edukativ me nxënësit e vitit të dytë nga SHME “Jane Sandanski” – Manastir
Njohje praktike me statistikat zyrtare në kuadër të programit mësimor
30 pri 2026
ESHS dhe UNICEF së bashku për forcimin e të dhënave për fëmijët dhe gratë në Maqedoninë e Veriut
MICS 2027: Të dhëna të besueshme për politika më efektive në trajtimin e pabarazive dhe mbështetjen e familjeve
09 pri 2026
Promovohen shërbime të reja elektronike për arsimin e lartë në Portalin Kombëtar të e-Shërbimeve
Formularë të rinj elektronikë për dorëzim më të shpejtë të të dhënave për studentët e diplomuar, magjistrat dhe doktorë të shkencave
02 pri 2026
Enti Shtetëror i Statistikës nënshkruan marrëveshje të re kolektive me Sindikatën e punonjësve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve
Më shumë të drejta dhe paga të rritura për punonjësit
31 mar 2026