Aktualitet

Hapet Qendra e Re për Trajnim me mbështetje nga Statistika e Suedisë

Qendra ofron kushte moderne për edukim, bashkëpunim dhe zhvillim profesional në statistikë, e cila është e hapur për punonjësit e Entit, si dhe për komunitetin akademik, mediat dhe përdoruesit e tjerë të të dhënave statistikore.

Më 9 prill 2025, në ambientet e Entit Shtetëror të Statistikës, u hap në mënyrë ceremoniale Qendra e Re për Trajnim, realizuar me mbështetje nga Enti i Statistikave të Suedisë përmes programit të bashkëpunimit zhvillimor të Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar – SIDA.

Qendra paraqet një hapësirë moderne për trajnime, shkëmbim njohurish dhe zhvillim profesional në fushën e statistikës zyrtare, e dedikuar si për punonjësit e Entit, ashtu dhe për bashkëpunëtorët e jashtëm, studiuesit akademikë, gazetarët dhe për të gjithë përdoruesit e interesuar të të dhënave statistikore.
Me hapjen e kësaj qendre, Enti Shtetëror të Statistikës po bën një hap të rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve institucionale, avancimin e kulturës statistikore dhe afrimin me standardet evropiane dhe ndërkombëtare për prodhimin dhe shpërndarjen e të dhënave.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, dr. Dejan Stankov dhe punonjës të Entit, ambasadorja e Mbretërisë së Suedisë në Maqedoninë e Veriut, znj. Ami Larson Jain, përfaqësues të ambasadës, ekspertët e angazhuar nga Enti i Statistikave të Suedisë në këtë projekt, znj. Maj Erikson Gote dhe z. Lars Johan Soderberg, si dhe partnerët që marrin pjesë në procesin e zhvillimit të sistemit kombëtar statistikor të Maqedonisë.
Enti Shtetëror i Statistikës shpreh mirënjohje të madhe për Entin e Statistikave të Suedisë dhe programin SIDA për mbështetjen e vazhdueshme, me të cilën realizohen qëllimet strategjike dhe iniciativat zhvillimore në fushën e statistikës së Maqedonisë.

Fotogaleria

Lajmet e ngjajshme dhe publikimet

Thellimi i bashkëpunimit me UNICEF-in

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, z. Dejan Stankov realizoi takim me përfaqësuesen e UNICEF-it në vendin tonë, znj. Lesli Miller dhe ekipin e saj, gjatë së cilës u njoh me aktivitetet e vazhdueshme të Zyrës së UNICEF-it në Shkup.

15 nën 2024

PxWeb konferenca ndërkombëtare

Dje dhe sot (7-8 nëntor) në Shkup mbahet Konferenca e 33-të Ndërkombëtare Vjetore për përdoruesit e PxWeb dhe Px-tools tjera. Enti Shtetëror i Statistikës është bashkë mikpritës i ngjarjes, së bashku me Statistikat e Suedisë

08 nën 2024

Takim me Odën e Kontabilistëve

Sot në hapësirat e Entit Shtetëror të Statistikave është zhvilluar një takim me Odën e Kontabilistëve kushtuar avancimit së bashkëpunimit të ndërsjellë.

01 nën 2024