Takim edukativ me nxënësit e vitit të dytë nga SHME “Jane Sandanski” – Manastir
Njohje praktike me statistikat zyrtare në kuadër të programit mësimor
Në kuadër të aktiviteteve për avancimin e shkrim-leximit statistikor te të rinjtë, më 29 prill të vitit 2026, Enti Shtetëror i Statistikës ishte nikoqir i nxënësve dhe profesorëve nga SHME “Jane Sandanski” nga Manastiri.
Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë të njihen më në detaje me rolin e Entit si bartësi kryesor i statistikave zyrtare në vend, si dhe me rëndësinë e tij në proceset e grumbullimit, përpunimit dhe diseminimit të të dhënave.
Përmes një prezantimi interaktiv, atyre iu prezantuan proceset kryesore statistikore dhe mjetet bashkëkohore që përdoren në punë, me theks të veçantë në web-faqen e Entit dhe bazën e të dhënave MakStat. Nxënësit patën mundësi edhe të mësojnë në mënyrë praktike si të kenë qasje në informacione relevante statistikore dhe si t’i zbatojnë ato në kuadër të aktiviteteve të tyre mësimore në ekonomi dhe statistikë.
Vizita u zhvillua në atmosferë interaktive, me përfshirje aktive të nxënësve përmes pyetjeve dhe diskutimeve, si dhe përmes një mini-kuizi, që kontribuoi në rritjen e kuptimit të rëndësisë së statistikës në shoqërinë bashkëkohore.
Enti Shtetëror i Statistikës do të vazhdojë edhe më tej me aktivitete të tilla edukative, me qëllim nxitjen e interesit te të rinjtë për përdorimin dhe interpretimin e saktë të të dhënave statistikore.
Fotogaleria
Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Statistikat zyrtare si element kyç në forcimin e barazisë gjinore
Të dhënat si bazë për llogaridhënie dhe politika publike të bazuara në fakte
16 dhj 2025
Panel-diskutim mbi rolin e raporteve financiare në krijimin e politikave
Raportet kontabël krijojnë statistika makroekonomike cilësore që janë bazë për politika efektive
15 dhj 2025
Nënshkruhet Memorandum për bashkëpunim mes Entit Shtetëror të Statistikës dhe Shoqatës së Matematicientëve të Maqedonisë
Forcimi i interesit dhe potencialit të të rinjve për shkencat ekonomike
11 dhj 2025
Takim me Ambasadorin e Republikës së Çekisë – u potencua bashkëpunimi i vazhdueshëm mes sistemit statistikor të Maqedonisë dhe atij çek
U theksua se partneritete të tilla përbëjnë një bazë të rëndësishme për zhvillimin e sistemeve statistikore moderne, efikase dhe të besueshme, gjë që është me rëndësi thelbësore për krijimin e politikave cilësore dhe për informimin transparent të opinionit publik
02 dhj 2025
Vizita e drejtoreshës së Statistikës së Suedisë në Entin Shtetëror të Statistikës
Me 27.11.2025, Enti Shtetëror i Statistikës ishte nikoqir i drejtoreshës së Statistikës së Suedisë, Eva-Lo Ighe, vizita e së cilës paraqet moment të rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit shumëvjeçar ndërmjet dy institucioneve
01 dhj 2025