Takim edukativ me nxënësit e vitit të dytë nga SHME “Jane Sandanski” – Manastir
Njohje praktike me statistikat zyrtare në kuadër të programit mësimor
Në kuadër të aktiviteteve për avancimin e shkrim-leximit statistikor te të rinjtë, më 29 prill të vitit 2026, Enti Shtetëror i Statistikës ishte nikoqir i nxënësve dhe profesorëve nga SHME “Jane Sandanski” nga Manastiri.
Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë të njihen më në detaje me rolin e Entit si bartësi kryesor i statistikave zyrtare në vend, si dhe me rëndësinë e tij në proceset e grumbullimit, përpunimit dhe diseminimit të të dhënave.
Përmes një prezantimi interaktiv, atyre iu prezantuan proceset kryesore statistikore dhe mjetet bashkëkohore që përdoren në punë, me theks të veçantë në web-faqen e Entit dhe bazën e të dhënave MakStat. Nxënësit patën mundësi edhe të mësojnë në mënyrë praktike si të kenë qasje në informacione relevante statistikore dhe si t’i zbatojnë ato në kuadër të aktiviteteve të tyre mësimore në ekonomi dhe statistikë.
Vizita u zhvillua në atmosferë interaktive, me përfshirje aktive të nxënësve përmes pyetjeve dhe diskutimeve, si dhe përmes një mini-kuizi, që kontribuoi në rritjen e kuptimit të rëndësisë së statistikës në shoqërinë bashkëkohore.
Enti Shtetëror i Statistikës do të vazhdojë edhe më tej me aktivitete të tilla edukative, me qëllim nxitjen e interesit te të rinjtë për përdorimin dhe interpretimin e saktë të të dhënave statistikore.
Fotogaleria
Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Delegacioni i Entit Shtetëror të Statistikës mori pjesë në seancën e 57-të të Komisionit të Statistikave të OKB-së në Nju Jork
Takimi bashkoi drejtorët e institucioneve statistikore nga 193 vende për të diskutuar mbi sfidat kyçe dhe drejtimet e ardhshme të sistemit global statistikor
09 mar 2026
Deklaratë e nënshkruar për partneritet për formalizimin e ekonomisë joformale në Maqedoninë e Veriut
Përkushtim i përbashkët i institucioneve për reduktimin e ekonomisë gri
20 shk 2026
Vizita e Eurostat-it në Entin Shtetëror të Statistikës
Dialog partnerësh mbi progresin në përputhshmërinë me standardet statistikore evropiane
12 shk 2026
Përkujtim për hulumtimet statistikore dhe grumbullimin e të dhënave
Enti Shtetëror i Statistikës zbaton rregullisht një pjesë të hulumtimeve të tij statistikore përmes anketimit të drejtpërdrejtë të amvisërive dhe personave që jetojnë në to.
09 shk 2026
Gëzuar Vitin e Ri 2026
31 dhj 2025