Enti Shtetëror i STATISTIKËS

Aktualitet

U mbajt trajnim për Vlerësimin e Partneritetit për bartësit e autorizuar në Sistemin Kombëtar Statistikor

Vlerësimi i Partneritetit është një nga aktivitetet strategjike të Eurostatit, përmes të cilit vlerësohet përputhshmëria e Sistemit Kombëtar Statistikor me Kodin e Praktikës së Statistikave Evropiane

Enti Shtetëror i Statistikës, më 29 shtator 2026, organizoi trajnim për bartësit e autorizuar në Sistemin Kombëtar Statistikor, në kuadër të përgatitjeve për raundin e tretë të Vlerësimit të Partneritetit.

Vlerësimi i Partneritetit është një nga aktivitetet strategjike të Eurostatit, përmes të cilit vlerësohet përputhshmëria e Sistemit Kombëtar Statistikor me Kodin e Praktikës së Statistikave Evropiane.

Gjatë trajnimit u prezantuan dhe u diskutuan Udhëzuesi për sigurimin e cilësisë së statistikave maqedonase, procesi i Vlerësimit të Partneritetit, si dhe Pyetësori për vetëvlerësim. Vëmendje e veçantë iu kushtua rolit dhe përgjegjësive të bartësve të autorizuar në këtë proces. Gjithashtu, u prezantuan përvoja relevante nga Instituti Italian i Statistikave (ISTAT).

Pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë edhe për aspektet praktike që lidhen me plotësimin e Pyetësorit për vetëvlerësim, si dhe për koordinimin e mëtejshëm të aktiviteteve në kuadër të Sistemit Kombëtar Statistikor.

Trajnimi u realizua në kuadër të Projektit për Cilësi, i cili është pjesë e grantit të Eurostatit në kuadër të Programit Shumëpërfitues për Bashkëpunim Statistikor IPA 2022 dhe zbatohet nga Enti Shtetëror i Statistikës.

Fotogaleria

Lajmet e ngjajshme dhe publikimet

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Entit Shtetëror të Statistikës dhe Odës së Kontabilistëve

Memorandumi do të mundësojë një koordinim më të mirë ndërmjet dy institucioneve, organizimin e ngjarjeve të përbashkëta me theks të veçant në harmonizimin e rregulloreve dhe standardeve statistikore dhe të kontabilitetit, si dhe mbështetje në procesin e raportimit financiar cilësor, me synim marrjen e saktë, precize dhe gjithëpërfshirëse të të dhënave që i nënshtrohen analizës statistikore.

17 jan 2025

Takim me aktivitetin e partneritetit të USAID-it për rritje ekonomike

Me datë 30.12.2024, në hapësirat e Entit Shtetëror për Statistikë, drejtori i ESHS-së, dr. Dejan Stankov, realizoi takim me zëvendësdrejtoreshën e Aktivitetit, znj. Tamara Todorovska dhe udhëheqësen e komponentës për dialog privato-publik, znj. Irena Gjorgievska.

30 dhj 2024