Enti Shtetëror i STATISTIKËS

Aktualitet

U mbajt trajnim për Vlerësimin e Partneritetit për bartësit e autorizuar në Sistemin Kombëtar Statistikor

Vlerësimi i Partneritetit është një nga aktivitetet strategjike të Eurostatit, përmes të cilit vlerësohet përputhshmëria e Sistemit Kombëtar Statistikor me Kodin e Praktikës së Statistikave Evropiane

Enti Shtetëror i Statistikës, më 29 shtator 2026, organizoi trajnim për bartësit e autorizuar në Sistemin Kombëtar Statistikor, në kuadër të përgatitjeve për raundin e tretë të Vlerësimit të Partneritetit.

Vlerësimi i Partneritetit është një nga aktivitetet strategjike të Eurostatit, përmes të cilit vlerësohet përputhshmëria e Sistemit Kombëtar Statistikor me Kodin e Praktikës së Statistikave Evropiane.

Gjatë trajnimit u prezantuan dhe u diskutuan Udhëzuesi për sigurimin e cilësisë së statistikave maqedonase, procesi i Vlerësimit të Partneritetit, si dhe Pyetësori për vetëvlerësim. Vëmendje e veçantë iu kushtua rolit dhe përgjegjësive të bartësve të autorizuar në këtë proces. Gjithashtu, u prezantuan përvoja relevante nga Instituti Italian i Statistikave (ISTAT).

Pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë edhe për aspektet praktike që lidhen me plotësimin e Pyetësorit për vetëvlerësim, si dhe për koordinimin e mëtejshëm të aktiviteteve në kuadër të Sistemit Kombëtar Statistikor.

Trajnimi u realizua në kuadër të Projektit për Cilësi, i cili është pjesë e grantit të Eurostatit në kuadër të Programit Shumëpërfitues për Bashkëpunim Statistikor IPA 2022 dhe zbatohet nga Enti Shtetëror i Statistikës.

Fotogaleria

Lajmet e ngjajshme dhe publikimet

Të dhëna statistikore fiskale për vendime të shpejta shtetërore

Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS) ka qenë nikoqir i akademik prof. dr. Abdulmenaf Bexheti dhe prof. dr. Marina Trpeska, si përfaqësuese e Këshillit fiskal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët u pritën nga ana e dr. Dejan Stankov, drejtor i ESHS, më datë 27.03.2025

28 mar 2025

Takimi i parë i Komitetit Drejtues të twining-projektit "Përmirësimi i cilësisë dhe përfshirja e statistikave të mjedisit jetësor dhe shëndetësor"

Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet bashkërisht nga ESHS dhe Instituti Kombëtar Italian i Statistikave (Istat), në partneritet me Konsorciumin për sistemet e informacionit (Consorzio per il Sistema Informativo – CSI Piemonte), Agjencinë e shërbimeve energjetike (Gestore Servizi Energetici – GSE) dhe Shoqata gjeografike italiane (Società Geografica Italiana – SGI)

06 shk 2025