Enti Shtetëror i STATISTIKËS

Aktualitet

U mbajt trajnim për Vlerësimin e Partneritetit për bartësit e autorizuar në Sistemin Kombëtar Statistikor

Vlerësimi i Partneritetit është një nga aktivitetet strategjike të Eurostatit, përmes të cilit vlerësohet përputhshmëria e Sistemit Kombëtar Statistikor me Kodin e Praktikës së Statistikave Evropiane

Enti Shtetëror i Statistikës, më 29 shtator 2026, organizoi trajnim për bartësit e autorizuar në Sistemin Kombëtar Statistikor, në kuadër të përgatitjeve për raundin e tretë të Vlerësimit të Partneritetit.

Vlerësimi i Partneritetit është një nga aktivitetet strategjike të Eurostatit, përmes të cilit vlerësohet përputhshmëria e Sistemit Kombëtar Statistikor me Kodin e Praktikës së Statistikave Evropiane.

Gjatë trajnimit u prezantuan dhe u diskutuan Udhëzuesi për sigurimin e cilësisë së statistikave maqedonase, procesi i Vlerësimit të Partneritetit, si dhe Pyetësori për vetëvlerësim. Vëmendje e veçantë iu kushtua rolit dhe përgjegjësive të bartësve të autorizuar në këtë proces. Gjithashtu, u prezantuan përvoja relevante nga Instituti Italian i Statistikave (ISTAT).

Pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë edhe për aspektet praktike që lidhen me plotësimin e Pyetësorit për vetëvlerësim, si dhe për koordinimin e mëtejshëm të aktiviteteve në kuadër të Sistemit Kombëtar Statistikor.

Trajnimi u realizua në kuadër të Projektit për Cilësi, i cili është pjesë e grantit të Eurostatit në kuadër të Programit Shumëpërfitues për Bashkëpunim Statistikor IPA 2022 dhe zbatohet nga Enti Shtetëror i Statistikës.

Fotogaleria

Lajmet e ngjajshme dhe publikimet

PxWeb konferenca ndërkombëtare

Dje dhe sot (7-8 nëntor) në Shkup mbahet Konferenca e 33-të Ndërkombëtare Vjetore për përdoruesit e PxWeb dhe Px-tools tjera. Enti Shtetëror i Statistikës është bashkë mikpritës i ngjarjes, së bashku me Statistikat e Suedisë

08 nën 2024

Takim me Odën e Kontabilistëve

Sot në hapësirat e Entit Shtetëror të Statistikave është zhvilluar një takim me Odën e Kontabilistëve kushtuar avancimit së bashkëpunimit të ndërsjellë.

01 nën 2024