U shënuan dy dekada nga vendosja e Kodit të Praktikës të Statistikës Evropiane
Institucionet statistikore evropiane shkëmbyen përvoja dhe praktika të mira për përmirësimin e besimit në statistikat zyrtare
Me ftesë të drejtoreshës së përgjithshme të Eurostat-it, Mariana Koceva, drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, dr. Dejan Stankov, mori pjesë në një konferencë kushtuar 20-vjetorit të miratimit të Kodit të Praktikës së Statistikës Evropiane. Ngjarja, e organizuar nga Eurostat-i, u mbajt më 6 dhe 7 nëntor 2025 në selinë e Komisionit Evropian – “Berlaymont” në Bruksel, Belgjikë.
Në konferencë morën pjesë përfaqësues të shërbimeve statistikore kombëtare nga Sistemi Statistikor Evropian, si dhe ekspertë nga Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian, presidenca e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe institucione të tjera përkatëse, si edhe përdorues të të dhënave statistikore zyrtare. Ngjarja përbënte një mundësi për shkëmbim përvojash dhe vlerësimesh mbi ndikimin e Kodit në zhvillimin e statistikës evropiane, si dhe për arritjet gjatë dy dekadave të kaluara që nga zbatimi i tij.
Në kuadër të konferencës, dr. Stankov zhvilloi takime dhe biseda me përfaqësues të institucioneve statistikore nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, ku u shkëmbyen përvoja të lidhura me përmirësimin e pavarësisë profesionale dhe forcimin e besimit në statistikat zyrtare.
Kodi i Praktikës së Statistikës Evropiane përbëhet nga 16 parime dhe 84 tregues, të cilat përcaktojnë standardet për zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e statistikave evropiane. Parimet përfshijnë kuadrin institucional, proceset statistikore dhe rezultatet, ndërsa të gjitha organet statistikore kombëtare që përgatisin statistika evropiane janë të detyruara t’i respektojnë dhe t’i zbatojnë këto standarde.
Fotogaleria
Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Enti Shtetëror i Statistikës dhe Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale nënshkruan Memorandum bashkëpunimi
Të dy institucionet do të bashkëpunojnë në përputhje me kornizat ligjore dhe nevojat e përcaktuara bashkërisht, nëpërmjet mbajtjes së takimeve të përbashkëta, pjesëmarrje në konferenca dhe në trajnime dhe kurse të organizuara nga njëra apo pala tjetër.
15 jan 2025
Takim me aktivitetin e partneritetit të USAID-it për rritje ekonomike
Me datë 30.12.2024, në hapësirat e Entit Shtetëror për Statistikë, drejtori i ESHS-së, dr. Dejan Stankov, realizoi takim me zëvendësdrejtoreshën e Aktivitetit, znj. Tamara Todorovska dhe udhëheqësen e komponentës për dialog privato-publik, znj. Irena Gjorgievska.
30 dhj 2024
Ligjeratë për studentët e Kolegjit Amerikan
Sot, Enti Shtetëror i Statistikave ishte nikoqirë i një grupi studentësh nga Kolegj amerikan
10 dhj 2024
Takim pune me Institutin e kontabilistëve dhe kontabilistëve të autorizuar
Enti Shtetëror i Statistikës, në procesin e implementimit të versionit të ri të Klasifikimit Nacional të Veprimtarive (rev. 2.1)
06 dhj 2024
Takimi koordinues me Organizatën Ndërkombëtare të Punës
U ra dakord për rinovimin e Memorandumit të bashkëpunimit dhe u diskutuan aktivitetet e mundshme të bashkëpunimit në vitin 2025.
02 dhj 2024