Enti Shtetëror i STATISTIKËS

Aktualitet

U shënuan dy dekada nga vendosja e Kodit të Praktikës të Statistikës Evropiane

Institucionet statistikore evropiane shkëmbyen përvoja dhe praktika të mira për përmirësimin e besimit në statistikat zyrtare

Me ftesë të drejtoreshës së përgjithshme të Eurostat-it, Mariana Koceva, drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, dr. Dejan Stankov, mori pjesë në një konferencë kushtuar 20-vjetorit të miratimit të Kodit të Praktikës së Statistikës Evropiane. Ngjarja, e organizuar nga Eurostat-i, u mbajt më 6 dhe 7 nëntor 2025 në selinë e Komisionit Evropian – “Berlaymont” në Bruksel, Belgjikë.

Në konferencë morën pjesë përfaqësues të shërbimeve statistikore kombëtare nga Sistemi Statistikor Evropian, si dhe ekspertë nga Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian, presidenca e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe institucione të tjera përkatëse, si edhe përdorues të të dhënave statistikore zyrtare. Ngjarja përbënte një mundësi për shkëmbim përvojash dhe vlerësimesh mbi ndikimin e Kodit në zhvillimin e statistikës evropiane, si dhe për arritjet gjatë dy dekadave të kaluara që nga zbatimi i tij.

Në kuadër të konferencës, dr. Stankov zhvilloi takime dhe biseda me përfaqësues të institucioneve statistikore nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, ku u shkëmbyen përvoja të lidhura me përmirësimin e pavarësisë profesionale dhe forcimin e besimit në statistikat zyrtare.

Kodi i Praktikës së Statistikës Evropiane përbëhet nga 16 parime dhe 84 tregues, të cilat përcaktojnë standardet për zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e statistikave evropiane. Parimet përfshijnë kuadrin institucional, proceset statistikore dhe rezultatet, ndërsa të gjitha organet statistikore kombëtare që përgatisin statistika evropiane janë të detyruara t’i respektojnë dhe t’i zbatojnë këto standarde.

Fotogaleria

Lajmet e ngjajshme dhe publikimet

Të dhëna statistikore fiskale për vendime të shpejta shtetërore

Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS) ka qenë nikoqir i akademik prof. dr. Abdulmenaf Bexheti dhe prof. dr. Marina Trpeska, si përfaqësuese e Këshillit fiskal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët u pritën nga ana e dr. Dejan Stankov, drejtor i ESHS, më datë 27.03.2025

28 mar 2025