U shënuan dy dekada nga vendosja e Kodit të Praktikës të Statistikës Evropiane
Institucionet statistikore evropiane shkëmbyen përvoja dhe praktika të mira për përmirësimin e besimit në statistikat zyrtare
Me ftesë të drejtoreshës së përgjithshme të Eurostat-it, Mariana Koceva, drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, dr. Dejan Stankov, mori pjesë në një konferencë kushtuar 20-vjetorit të miratimit të Kodit të Praktikës së Statistikës Evropiane. Ngjarja, e organizuar nga Eurostat-i, u mbajt më 6 dhe 7 nëntor 2025 në selinë e Komisionit Evropian – “Berlaymont” në Bruksel, Belgjikë.
Në konferencë morën pjesë përfaqësues të shërbimeve statistikore kombëtare nga Sistemi Statistikor Evropian, si dhe ekspertë nga Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian, presidenca e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe institucione të tjera përkatëse, si edhe përdorues të të dhënave statistikore zyrtare. Ngjarja përbënte një mundësi për shkëmbim përvojash dhe vlerësimesh mbi ndikimin e Kodit në zhvillimin e statistikës evropiane, si dhe për arritjet gjatë dy dekadave të kaluara që nga zbatimi i tij.
Në kuadër të konferencës, dr. Stankov zhvilloi takime dhe biseda me përfaqësues të institucioneve statistikore nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, ku u shkëmbyen përvoja të lidhura me përmirësimin e pavarësisë profesionale dhe forcimin e besimit në statistikat zyrtare.
Kodi i Praktikës së Statistikës Evropiane përbëhet nga 16 parime dhe 84 tregues, të cilat përcaktojnë standardet për zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e statistikave evropiane. Parimet përfshijnë kuadrin institucional, proceset statistikore dhe rezultatet, ndërsa të gjitha organet statistikore kombëtare që përgatisin statistika evropiane janë të detyruara t’i respektojnë dhe t’i zbatojnë këto standarde.
Fotogaleria
Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Ligjeratë për studentët e Kolegjit Amerikan
Sot, Enti Shtetëror i Statistikave ishte nikoqirë i një grupi studentësh nga Kolegj amerikan
10 dhj 2024
Takim pune me Institutin e kontabilistëve dhe kontabilistëve të autorizuar
Enti Shtetëror i Statistikës, në procesin e implementimit të versionit të ri të Klasifikimit Nacional të Veprimtarive (rev. 2.1)
06 dhj 2024
Takimi koordinues me Organizatën Ndërkombëtare të Punës
U ra dakord për rinovimin e Memorandumit të bashkëpunimit dhe u diskutuan aktivitetet e mundshme të bashkëpunimit në vitin 2025.
02 dhj 2024
Takim me Institutin e Kontabilistëve dhe Kontabilistëve të autorizuar
Me 18 nëntor 2024, drejtori i ESHS-së, z. Dejan Stankov, zhvilloi takim me znj. Vesna Prentoska, kryetare e Institutit të Kontabilistëve dhe Kontabilistëve të autorizuar.
19 nën 2024
Nxënësit e shkollave të mesme nga Gjevgjelia në vizitë në Entin Shtetëror të Statistikës
Në kuadër të përpjekjeve për ngritjen e nivelit të arsimimit statistikor tek të rinjtë, Enti Shtetëror i Statistikës ka pritur sot një grup nxënësish të shkollës së mesme komunale “Josif Josifovski” nga Gjevgjelia.
15 nën 2024