Mbajtja e punëtorisë “Statistika për gazetarët”
Në punëtori u prezantuan të rejat e Entit Shtetëror të Statistikës dhe mënyrat praktike për raportim gazetaresk
Në datën 29.04.2025, në organizim të Entit Shtetëror të Statistikës, u mbajt punëtoria “Statistika për gazetarët”, me qëllim të forcimit të aftësive të gazetarëve për përdorim dhe interpretim të të dhënave statistikore, si dhe njohjen me risitë në punën e Entit.
Në punëtori morën pjesë gazetarë nga media të ndryshme, të cilët patën mundësinë të njihen nga afër me procesin e rebrendimit të Entit Shtetëror të Statistikës, me faqen e re të internetit dhe me mënyrën e re, të përmirësuar dhe më të thjeshtuar të paraqitjes së publikimeve statistikore.
Punëtoria u drejtua nga drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, z. Dejan Stankov, dhe nga punonjës të sektorit për diseminim. Vëmendje e veçantë iu kushtua përdorimit praktik të bazës së të dhënave MAKSTAT, përmes shembujve konkretë dhe ushtrimeve për hulumtimin dhe përpunimin e të dhënave të rëndësishme për temat me interes publik.
Pjesëmarrësit morën udhëzime për mënyra më të lehta të qasjes në të dhëna, si ti interpretojnë në mënyrë të drejtë dhe si ti integrojnë në mënyrë të qartë e koncize në storjet e tyre gazetareske.
Ngjarja u vlerësua si shumë e dobishme nga gazetarët e pranishëm, të cilët theksuan rëndësinë e iniciativave të tilla për rritjen e njohjes dhe aksesit në të dhënat statistikore për publikun.
Punëtoria “Statistika për gazetarët” është pjesë e përpjekjeve më të gjera të Entit Shtetëror të Statistikës për t’u hapur ndaj mediave dhe për të forcuar besimin e publikut përmes modernizimit dhe përfshirjes aktive të përdoruesve të të dhënave statistikore.
Fotogaleria
Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Takim edukativ me nxënësit e vitit të dytë nga SHME “Jane Sandanski” – Manastir
Njohje praktike me statistikat zyrtare në kuadër të programit mësimor
30 pri 2026
ESHS dhe UNICEF së bashku për forcimin e të dhënave për fëmijët dhe gratë në Maqedoninë e Veriut
MICS 2027: Të dhëna të besueshme për politika më efektive në trajtimin e pabarazive dhe mbështetjen e familjeve
09 pri 2026
Promovohen shërbime të reja elektronike për arsimin e lartë në Portalin Kombëtar të e-Shërbimeve
Formularë të rinj elektronikë për dorëzim më të shpejtë të të dhënave për studentët e diplomuar, magjistrat dhe doktorë të shkencave
02 pri 2026
Enti Shtetëror i Statistikës nënshkruan marrëveshje të re kolektive me Sindikatën e punonjësve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve
Më shumë të drejta dhe paga të rritura për punonjësit
31 mar 2026
Bashkëpunim frytdhënës i Entit Shtetëror të Statistikës me FMN për zhvillimin e statistikave zyrtare
U shqyrtuan indikatorët kyç makroekonomikë, trendet demografike dhe aktivitetet në kuadër të standardit statistikor SSHD Plus të FMN
23 mar 2026