Të dhënat demografike, sipas rajoneve urbane dhe rurale, 2025
Shtimi natyror është negativ edhe në zonat urbane edhe në zonat rurale.
01 korr 2026
Statistikat e popullsisë i referohen të dhënave numerike për popullsinë që është subjekt i monitorimit dhe shërben për ndjekjen dhe analizën e ndryshimeve demografike dhe sociale dhe arsyet që ndikojnë në ndryshimet strukturore të popullsisë.
Ndryshimet në strukturën e popullsisë ndodhin gjithmonë si rezultat i ndikimit të drejtpërdrejtë të lëvizjes natyrore (natalitet dhe mortalitet) dhe lëvizjes mekanike të popullsisë (migrimet).
Burimet e të dhënave të popullsisë janë regjistrimet e bëra në vitet 1921, 1931, 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1991, 1994, 2022 dhe 2021, sipas metodologjive dhe formularëve unike, në të gjitha rajonet e regjistrimit.
Numri i popullsisë në mes të vitit përllogaritet në bazë të rezultateve të regjistrimeve të popullsisë dhe të dhënave për shtimin natyror, ndërsa në të dhënat nga viti 1992 e këndej përfshihet edhe shtimi mekanik.
Evidenca e ngjarjeve vitale mund të përkufizohen si evidentim i një personi (individi) që nga lindja deri në fund të jetës së tij, duke përfshirë ndryshimet në statusin personal të atij personi, gjendjen e tij civile dhe martesore.
Migrimi drejtpërdrejt ndikon në rritjen ose uljen e numrit të popullsisë. Në të njëjtën kohë, me ndryshimin e gjendjes numerike të popullsisë ndryshon edhe struktura moshore-gjinore e popullsisë, e cila në mënyrë indirekte ndikon në intensitetin e lëvizjes natyrore të popullsisë.
Duke filluar nga viti 2004, Enti Shtetëror i Statistikës aplikon metodologjinë e paraqitjes së të dhënave për ngjarjet vitale, ku në numrin e përgjithshëm të rasteve vitale përfshihen vetëm ngjarjet që ndodhin në Republikën e Maqedonisë. Në bazë të kësaj metodologjie, përllogariten edhe të gjithë treguesit që lidhen me ngjarjet vitale.
Popullsia 1 819 074 Numri i personave 31.12.2025 e dhënë e vlersuar
Shkalla e mortalitetit 11.1 në 1 000 banorë 2025 e dhëna përfundimtare
Shkalla e natalitetit 8.7 2025 e dhëna përfundimtare
Divorcet 208.0 në 1000 martesa 2025 e dhëna përfundimtare
Shtimi natyror është negativ edhe në zonat urbane edhe në zonat rurale.
01 korr 2026
546 persona të vdekur nga vdekja e dhunshme në vitin 2025
25 qer 2026
Në vitin 2025 kanë vdekur 20 287 persona
18 qer 2026
Në vitin 2025 kanë lindur 15 850 fëmijë
11 qer 2026
Në vitin 2025 krahasuar me vitin 2024 kemi pasur për 5.1% më pak martesa, ndërsa për 8.0% më tepër divorce.
04 qer 2026
Në tremujorin e parë të vitit 2026, shtimi natyror është negativ në 66 komuna
27 maj 2026
Shtimi natyror edhe në tremujorin e katërt të vitit 2025 është negativ: -956 persona
27 shk 2026
Numri i fëmijëvetë gjallë në tremujorin e tretë të vitit 2025 është rritur dhe arrin në 4 431
27 nën 2025
Shtimi natyror në tremujorin e dytë 2025 është negativ: - 1 135 persona
27 gush 2025
Shtimi natyror është negativ edhe në zonat urbane edhe në zonat rurale.
01 korr 2025